Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn!

Shko poshtė

Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn! Empty Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn!

Mesazh nga gazola Thu Jun 19, 2008 11:05 pm

Shtatzania, ēfarė ndodh me bebin dhe nėnėn ne muajt e shatzanise bazuar ne javet e shtatzanise.

Tremujori I pare

Java 3

Fekondimi ndodh 2-3 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kjo konsiderohet dita e pare e shtatzanise, prandaj duhet ta mbash mend. Veza ėshtė sa nji maje gjilpere dhe po merr rrugėn pėr ne miter.

Java 4

Veza vendoset ne miter dhe fillon “zhvillimin”

Java 5

Embrioni ėshtė tashmė 2-3 mm lungime, rreth tij ėshtė formuar shtresa mbrojtese.

Menstruacionet te janė vonuar, megjithėse ke shenjat e ardhjes, dhimbje, zmadhim gjoksi dhe dhimbje kokė


Java 6

Tani fillon te ndjesh qe je shtatzene, dallon ndryshimet ne trup.
Shfaqet perzjerja-me shpesh ne mėngjes ose kur ndjen ere gatimi.
Ndihesh e lodhur sepse metabolizmi jot ėshtė shpejtuar pėr te pėrballuar ndryshimet ne organizmin tėnd. Mitra rritet dhe peshon mbi fshikzen e urines, duke I ulur volumin, kėshtu qe ndjen nevojen pėr te shkuar ne tualet me shpesh.
Megjithėse embrioni (bebi) ėshtė akoma I vogėl, 4 dhomat e zemrės se tij janė formuar, zemra I rreh me 180/min, gjithashtu ėshtė formuar tubi neural, nga I cili do zhvillohet truri dhe palca e shtylles kurrizore te bebit.


Java 7



Truri I bebit ėshtė ne zhvillim, fillon te formohet tubi tretes dhe gjymtyret. Koka ėshtė shumė e madhe ne krahasim me pjesen tjetėr te trupit dhe mbeshtetet ne kraharor.
Ti ndihesh gjithmonė e me keq (te perzjera ne mėngjes, te vjella, te cilat mund te zgjatin gjithė ditėn).

Java 8


Ne kėtė moment , embrioni (bebi) ėshtė 2,5 cm I gjatė. Dallohet fytyra, maja e hundės, goja dhe dy vija nė vend te qepallave. Gjymtyret rriten ne vazhdim, organet kryesore kanė zėnė vendin e tyre.
Barku jot rritet ngadalė dhe ti fillon tė kesh neps, hormonet do tė ulin tensionin e gjakut, do ndjesh marrje mendsh nėse do ngihesh pernjehere nga krevati.

Java 9


Embrioni (bebi) rritet shpejt dhe ka pėrmasat e njė “luleshtrydhe”. Fillon ti zhvillohen sytė, veshet, sistemi gjenital, urinar. Ne pėrfundim te kėsaj jave bebi do kėtė qepalla, dhe mushkeri. Melcia e bebit fillon te prodhoje gjak (qeliza gjaku) dhe formohet kordoni ombilikal.

Ti ndjen trashje ne mes. Mishrat e dhembeve bėhen te ndjeshem (me te bute) dhe rrjedhin gjak, sidomos kur lan dhembet Kur je shtatzene ėshtė shumė e lehtė te besh infeksion ne mishrat e dhembeve, prandaj duhet tė shkosh tek stomatologu pėr kontroll.


Java 10



Mitra jote ėshtė sa nji portokalle dhe ne brendesi te saj zhvillohet bebi qe tashmė ėshtė sa njė kumbull. Kartilazhi qe formoi si fillim skeletin e bebit transformohet ne kocke. Gjymtyret zgjaten dhe shfaqen berrylat dhe gjunjet.
Ty te ėshtė zmadhuar gjoksi dhe sigurisht ke nevojė pėr recipeta me numer me tė madh.

Java 11

Ne tre javet ne vazhdim bebi jot do dyfishoje dimensionet. Periudha delikate pėr zhvillimin e tij afersisht kaloi, ndėrsa rreziku pėr te humbur shtatzanine ėshtė me I vogėl.
Sasia e pėrgjithshme e gjakut qe qarkullon ne trupin tėnd ėshtė rritur dhe do vazhdoje te rritet deri ne javen e 30. Pėr kėtė arsye floket tani kanė me shumė shkelqim dhe thonjtė janė me te shendetshem.

Jave 12

Fillon te duket pak barku sepse mitra, e cila ėshtė zmadhuar shtyhet pėrpara. Tani mund te ndihet me mirė nga mjeku. Kontrolli mjeksor duhet bėrė ne javen e 8 dhe ne javen e 12. Zemra jote punon me shumė sepse duhet te pompoje njė sasi gjaku me te madhe se zakonisht; do djersitesh me shumė dhe temperatura e trupit tėnd do rritet.

Bebi tani peshon afersisht 18 grame dhe ėshtė 6,5 cm I gjatė. Gishtat e kėmbės I ka te ndara dhe fytyra ėshtė formuar komplet. Fillon te zhvillohen organet gjenitale te jashtme, do zgjase edhe pak para se te duken ne eko.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 38
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn! Empty Re: Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn!

Mesazh nga gazola Thu Jun 19, 2008 11:06 pm

Tremujori i dytė


Java 13

Nuk e ndjen akoma, por bebi jot ėshtė I gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit tė parė, tė gjitha organet e tij janė komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.

Lajmi I mirė pėr ty ėshtė qe tani shpeton nga te perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kanė probleme me “daljen jashtė” gjatė kėsaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shumė frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter ujė pa gaz ēdo ditė.


Java 14

Ne tremujorin e dytė, shumica e femrave ndihen me mirė. Placenta tani kujdeset pėr ushqimin dhe prodhimin e hormoneve, kėshtu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do ndihesh mė me energji.

Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe nji vijė ne ngjyrė te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.
Bebi tani pėrgjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.

Java 15

Bebi jot tani ėshtė 10 cm I gjatė. Pas ēdo ditė I qartesohen sytė, veshet, buzėt dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kėtė refleksin e thithjes.

Ti ndihesh me mirė! Lekura jote ėshtė e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojnė te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj ėshtė e rėndėsishme tė kesh diete me shumė kalcium, pėr mos u konsumuar rezervat e tua..


Java 16


Gjymtyret e bebit janė formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kėmbės.
Ndjen levizjet e para-shumė fine, si disa buleza gazi. Tani mund tė shkosh pėr kontrollin e dytė tek mjeku, gjatė se cilit do tė te bėhet ekografi. Ekografia e pare ėshtė pėr te caktuar ditėn e lindjes, ndėrsa te tjerat ne vazhdim pėr tė parė zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17

Barku ėshtė gjithmonė e me I dukshėm. Pėr arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund tė kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket bėhen me yndyre shumė me shpejt se zakonisht.

Bebi tani ėshtė me I rėndė sesa placenta; ėshtė I gjatė I dobėt, ne kėtė periudhe lekura e gishtave ka marrė rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.


Java 18


Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjėherė ke dhimbje ne vithe nga zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mirė, kėshtu qe kthehu ne njė anė, e mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale janė me te shumta tani.
Je plot energji dhe mund te mendodh pėr te ndjekur kurse paralindjes.
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do tė jenė shumė te nevojshme gjatė lindjes.

Bebi ėshtė 20 cm I gjatė dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)


Java 19



Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Je ne gjysmen e rrugės. Mund tė kesh dhimbje kurrrizi sepse mitra ėshtė zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha.

Bebi leviz shumė dhe mund te ndjesh goditjen e pare.


Java 20

Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe ėshtė 25 cm i gjatė. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne njė anė ne tjetrėn dhe bėn akrobaci te vogla.

Pėr shkak te zmadhimit te barkut, mund tė kesh djegje te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumėsht dhe ēaj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadalė, kjo do tė beje te ndihesh me mirė.


Java 21

Lekura e barkut ėshtė zgjeruar shumė dhe prandaj ėshtė e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh me krem hidratant ose vaj pėr beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nėse kruarja ėshtė ne te gjithė trupin duhet tė shkosh tek mjeku.

Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pėrgjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore pėr ti mbrojtur lekuren.

Java 22

Bebi jot ėshtė I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kėtė. Qe ne kėtė moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kanė vėrtetuar se veshet e bebit janė formuar komplet ne kėtė periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos hezito ti flasėsh sa me shumė, sepse bebi tashmė ta njeh zėrin.

Ti do vesh re ne fytyre edhe gjaku te zmadhuara ndėrsa mishrat e dhembeve janė te enjtur.


Java 23

Bebi tani ėshtė si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nėpėrmjet prekjes se barkut tėnd.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilėt ėshtė familjarizuar.
Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet I ke te fryra dhe mund tė kesh plsje te venave, ndonjėherė ndjen nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, janė muskujt te cilėt zgjaten. Dhimbja kalon nėse shplodhesh..


Java 24

Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton Hicks. Kėto janė kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjatė shtazanise dhe ndihmojne trupin gjatė lindjes.

Bebi ėshtė 33 cm I gjatė dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit janė te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marrė fryme” vete.
Nėse do ta lindje tani, mundėsia pėr te mbijetuar ėshtė e ulet.


Java 25

Bebi tani ka arritur peshėn 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra ėshtė bėrė sa nji top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh gjithmonė e me shpesh.


Java 26


Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet fuqishem dhe ne te shumtėn e rasteve ndodh atėherė kur ti shplodhesh. Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse trupi jot mban ujė.
Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Ėshtė koha te pėrdorėsh njė krem special pėr te hidratuar lekuren.

Java 27

Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Pėr here tė parė do hapi sytė, qepallat nuk janė me te ngjitura.
Ti mund te besh lehtė infeksione urinare ne kėtė periudhe, kėshtu qe duhet te pish shumė ujė.
Mund te ndjesh tension ne gjoks I cili mund te te bezdise.


Java 28

Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky pėrmban faktor imunitar te cilėt mbrojne bebin sidomos ne kėtė periudhe kur sistemi I tij imunitar ėshtė I pazhvilluar.
Mjeku jot do tė therrase pėr kontroll ēdo dy jave dhe do tė masė me shumė kujdes tensionin e gjakut. Mund tė kesh nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si pėrmasa dhe bėhet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kėtė edhe preferenca.

Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zėrin.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 38
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn! Empty Re: Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn!

Mesazh nga gazola Thu Jun 19, 2008 11:06 pm

Tremujori i tretė


Java 29


Bebi jot peshon tani rreth 1100 gram dhe ėshtė afersisht 40 cm I gjatė.
Gjatė gjithė kohės zgjatet dhe te godet. Ndonjehere do ndjesh kontraktime te pėrsėritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ke pse shqetesohesh: ėshtė bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shumė leng amniotik nga cduhet.

Pėr shkak te peshes te cilėn mban, te dhembin kembet dhe mund tė kesh probleme me ekuilibrin.


Java 30


Shumica e fėmijėve kthehen me koken poshte gjatė kėsaj jave, duke u pregatitur kėshtu pėr lindjen.

Hapesira ne miter tani ėshtė e pamjaftueshme, nuk I le vend bebit pėr levizje te teperta.

Tani lodhesh me lehtė dhe ke dhimbje kurrizi. Ėshtė koha pėr te filluar ushtrimet pėr forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve


Java 31


Bebi rritet ne peshe, tashmė ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Ti ke probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te besh disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.


Java 32


Bebi tani ėshtė I gjatė 41 de cm.

Ti ke shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mirė. Kthehu ne nji anė dhe mbeshtetu ne shumė jasteke.


Java 33



Bebi ėshtė plot energji dhe godet fuqishem. Rritet edhe barku jot.

Urinon edhe me shpesh sesa deri tani.


Java 34


Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe ėshtė 44 cm I gjatė. Truri dhe sistemi nervoz janė formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut tėnd ndryshon..


Java 35


Bebi jot I afrohet dimensioneve te nji bebi “gati pėr tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.

Mund tė fillosh pregatitjet pėr ngjarjen madheshtore

Java 36

Bebi ėshtė 2750 gram dhe 49 cm I gjatė. Koka e tij I afrohet daljes dhe ti mund te marrėsh fryme me lehtė.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines dhe mund te humbasesh urine nėse teshtin apo kollitesh.

Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jenė javore


Java 37

Bebi mund te marrė fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Ti ndjen mungese konforti te te shtohet ēdo ditė.


Java 38


Bebi jot ėshtė gati pėr te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise ėshtė 266 ditė, d.m.th. 38 jave qe nga momenti I krijimit.

Ti nuk do shendoshesh me tepėr se kaq. Bebi mund te marrė fryme vetėm, thonjtė e tij ne duar edhe kėmbė forcohen ēdo ditė.


Java 39


Tani bebi jot do shtoj shumė pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jetė rreth 3500 gram.
Kockat e kokės janė gati pėr lindje, pėr te kaluar me lehtė ne vagin.

Qafa ėshtė paksa e hapur dhe ke kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.


Java 40


Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen.
Bebi tani ėshtė 50 cm I gjatė dhe ėshtė I papritur momenti kur do dalė ne drite.

Pas pak kohėsh do ta mbash ne krah pėr here tė parė.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 38
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn! Empty Re: Shtatzania, gjithēka mbi nėnėn!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi