Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shendeti i Femijeve

Shko poshtė

Shendeti i Femijeve Empty Shendeti i Femijeve

Mesazh nga gazola Fri Aug 01, 2008 3:11 pm

Shendeti i Femijeve Crybby
Perse qajne Bebet?

Perse bebet qajne gjithe kohes?
Menyra me efektive per te komunikuar nevojat e tyre eshte te qarit.
Pjesa me e madhe e bebeve harxhojne 7% te dites duke qare. Prinderit e
rinj zakonisht u duhet pak kohe qe te mesojne te interpretojne se perse
qan femija e tyre. Zakonisht pas kater ose gjashte muajsh ata jane ne
gjendje te dallojne te qaren nga dhimbja, te qaren kur jane te uritur
ose pa gjume si dhe ate qe bebet bejne kot.
Shume bebe te vogla kane episode qarjesh te medhaja qe mendohet te
shkaktohet nga ndonje shqetesim, por kjo gje nuk eshte vertetuar. Edhe
ne moshen nente muajshe, nje ne kater bebe , kane keto faza te qari pa
ndonje shkak.
Cfare eshte e qara me te madhe?
Kur nje bebe qan si zakonisht por qe degjohet sikur nuk eshte
normal, kur ka ndonje shqetesim mjekesor, ose kur eshte shume i lodhur.
Frymemarja mund te veshtiresohet, dhe e qara nderpitet nga mbytje,
nevoja per te marre ajer.
E qara me te madhe mund te ndodhe ne kohe te caktuara te dites, ne vartesi te rutines se bebes, te ushqyerit, te fjeturit etj.
Cfare e shkakton?
Gjithmone duhet patur kujdes per ndonje problem mjekesoz, zakonisht
infeksion i veshit, probleme me tretjen e ushqimit, probleme me rruget
e frymemarrjes, meningjiti. Alergjite dhe ferkimet/irritimet nga
bebelinat duhen patur ne konsiderate.
Ne qofte se ka shenja te dukshme si enjtje/skuqje te lekures apo temperature te larte, drejtohuni menjehere tek mjeku.
Javet a para te jetes eshte normale qe bebet te qajne pa pushim,
ndonjehere dhe dite me rradhe. Mjeket mendojne se nuk eshte gje per tu
shqetesuar dhe nuk kane shpjegim per kete gje. Bebet tregojne shenja
sikur jane ne dhimbje apo shqetesim mbledhin kembet ne bark dhe skuqen
ne fytyre kur qajne, gjithashtu mund te nxjerrin gazra. Femijet hane
dhe shtojne ne peshe normalish pamvartesisht nga e qara. Ne qofte se
zvillimi i femijes nuk eshte normal kontaktoni mjekun menjehere.
Dalja e dhembeve shkakton gjithashtu qarje qe duken si pa shkak.
Beben behen te irrituara, kane temperature te lehte. Dalja e dhembit te
pare ndodh afersisht nga muaji i katert.
Disa femije jane te ndjeshem ndaj tensioneve ne familje ose te
prishjes se rutines. Disa femije te tjere duan qe tu vihet rendesi
gjithe kohes ose pelqejne te keni gjithmone dike afer. Jane dhe disa te
tjere qe mesaduket qajne pa arsye…
Shpjegime te mundeshme jane, komplikimet/traumat gjate lindjes ,
tentative per te cliruar stresin, pelqimi i zerit te tyre si dhe
personaliteti i bebes.
Cfare duhet bere?
Fillimisht duhet te eleminoni shkaqet e zakonshme te qarjes; uria, pagjumesia, bebelino e lagu, apo kur bebet kane ftohte.
Bebet duhet te jene te mbeshtjella ne nje ambjent relativisht te
ngrohte. Ne krevat duhet te kene nje mbulese te lehte te cilen mund ta
qellojne me kembe ne qofte se nxehen shume. Bebet nuk kane nevoje per
kapuc kur jane brenda ne shtepi!
Disa bebe e kane te veshtire te krijone nje rutine per vehten e
tyre, kurse disa te tjere kane probleme per te fjetur. Duhen rreth 12
jave qe nje bebe te formoje aktivitetin e duhur ne tru per te patur nje
rutine.
Shume bebe preferojne te lihen ne nje cep te ngrohte ne qetesi, te
tjeret preferojne te mbahen ne dore te ledhatohen. Disa preferojne
qetesine kurse disa te tjere preferojne muziken. Ka bebe qe preferojne
ti mbash ne dore gjithe kohes.
Menyra me e suksesshme per bebet eshte rutina e njejte e larjes, gjumit, ushqimit dhe e ninullave.
Cfare te besh kur nuk ke shpjegim per te qarat?
Pasi te keni eleminuar gjithe shkaqet e mundeshme dhe jeni ne piken
ku keni nevoje se sben per clodhje vendoseni beben ne nje vend te sigur
dhe ngrohte , si psh ne krevatine vet dhe dilni ne dhome tjeter,
shikoni TV. Eshte normale kthimi pas disa minutash per ta kontrolluar,
sic eshte normale dhe shqetesimi qe ndjeni kur skeni beben prane, por
perpiquni te shkeputeni ngadale duke shtuar kohezgjatjen midis
kontrolleve.
Bebet ndonjehere pushojne se qari ne menyren misterioze me te cilen
nisen te qanin, por ndodh qe ndonjehere nuk e heqin kete ves me muaj
apo vite te tera.
Sigurohuni qe te pushoni dhe te clodheni sa me shume qe te keni
mundesi. Gjithmone duhet tu thoni po ofertave per ndihme nga familjaret
apo miq te besuar. Ne qofte se keni shume veshtiresi me beben
kontaktoni mjekun! Kerkoni ndihme para se te kthehet ne krize!
Dr.R. Hicks
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 38
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi