Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shendeti i pergjithshem

Shko poshtė

Shendeti i pergjithshem Empty Shendeti i pergjithshem

Mesazh nga gazola Mon May 26, 2008 10:41 pm

Shendeti i pergjithshem Pse%20%20femrat%20dallohen%20nga%20mashqitPse femrat dallohen nga meshkujt?
Shkenctarėt kanė deshifruar kodin gjenetik tė kromozomi X femror i cili ėshtė i lidhur me mė shumė se 300 sėmundje. Ai pėrmban 1100 gjene ose rreth 5% tė gjenomit njerzor sė bashku me informacionin e cila mund tė ndihmojė qė tė pėrmirėsohet diagnoza e sėmundjes sė hemofilisė, verbėrimit, autizmit dhe leukemisė.Nga ky zbulim i k
ėtyre shkenctarėve tregon se tek gratė ka shumė dallime se sa ėshtė menduar dhe janė mė tė komplikuara nga meshkujt sa i pėrket gjeneve.
Gratė kanė 2X kromozome kurse meshkujt XY tė cilat i japin vetitė mashkullore.X kromozomi
ėshtė mė i madh se ai Y, dhe femrat kanė 2X kromozome i cili njėri zakonisht ėshtė joaktiv.
Ndryshimet gjenetike dhe sėmundjet si daltonizmi, autizmi dhe hemofilia tė cilat janė tė lidhura me kromozomin X mė shpesh godasin meshkujt sepse ata nuk kanė kromozomin tjetėr X i cili do tė zėvendėsonte mungesat. Kromozomi X ėshtė bartės edhe i shumė gjeneve tė cilat kanė lidhje me prapambetjen psiqike dhe gjenit mė tė madh tė quajtur DMD nė gjenomin njerzor. Ndryshimet nė DMD, shkaktojnė distrofinė muskulare tė Duchenn, njė sėmundje e rėndė dhe fatale tek meshkujt.
Shendeti i pergjithshem SchwangerMultivitaminat pėr shtatėzani mund tė jenė tė rrezikshėm pėr fėmijėShumė gra shtatėzana vitaminat e tyre tė cilat i pėrdorin gjatė shtatėzanisė nuk i ruajnė nė vende tė sigurta, larg fėmijėve. Por nėse atė e bėjnė mund tė shpėtojnė jetėn e fėmijės sė vogėl, thotė dr Kathleen Delaney nga UT Southwester Medical Center.
"Shumica mendojnė se kėso lloj barna janė shumė tė sigurta - se ato janė vetėm vitamina" tha dr Delaney. "Mirėpo vitaminat pėr shtatėzani pėrmban sasi tė mėdha tė hekurit e cila mund tė bėhet helmuese pėr fėmijėt e vegjėl" Nėse dyshoni se fėmija ka gėlltitur multivitamina pėr shtatėzėna, ju duhet menjėherė tė kėrkoni ndihmė nga mjeku. Pėr kėtė arsye, multivitaminat duhet trajtuar si edhe tė gjitha barnat tjera dhe prodhimet tjera kimike tė cilat janė tė rrezikshme pėr fėmijėt - duhet ruajtur sa mė larg tyre.





Dietat e shpejta dėmtojnė zemrėn


Tek femrat anorekse dhe ato qė kanė humbur shumė shpejt peshėn e trupit mund tė lajmrohen probleme nė zemėr, tė rrezikshme pėr jetėn, tė cilat bėhen tė dukshme gjatė ushtrimeve, pohojnė shkenctarėt Amerikan.
Me vite ėshtė e njohur se tek femrat tė cilat tė sėmura nga anoreksia paraqiten probleme nė zemėr, tek tė cilat paraqiten tė rrahura tė pakta nė zemėr dhe dėmtim tė muskulit tė zemrės.
Pėrveē kėsaj, shkenctarėt besojnė se vdekja e menjėhershme nė rastin e tė sėmurėve nga anoreksia kryesisht ėshtė rezultat i problemeve nė zemėr.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegėt e saj nga spitali pediatrik Hsabro nė vendin Providence nė Rhode Island, kanė studiuar punėn e zemrės tek 36 vajza me moshė prej 11 deri 18 vjet, tė cialt ishin tė hospitalizuara pėr shkak mosushqyerjes tė shkatuara nga anorekisa. Deri sa aparatet kanė matur punėn e zemrės dhe metabolizmin e saj, kėto vajza ushtronin nė biēikleta tė dhomės duke simuluar vozitjen e saj nė tatėpjetė. Ato kishin ndėrprerė ushtrimet kur janė lodhur shumė.
33% nga kėto vajza tė kontrolluara pastaj, duke pėrfshirė edhe ato qė kanė ushtruar ēdo ditė pėr disa orė, kishin zemėr tė dobėsuar mesatarisht apo edhe fort.
Personat qė nuk kanė probleme me zemėr gjatė vozitjes sė biēikletės nė momente tė caktuara do tė arrijnė maksimumin e tyre. Para se tė arrijnė maksimumin do tė kalojė njė kohė e gjatė, harxhimi i oksigjenit nė kulm tė ushtrimeve do tė jetė e madhe, dhe kalimi nga metabolizmni aerob nė atė anaerob do tė kalojė njė kohė e gjatė.
Pėrveē kėsaj, zemra e personave normal do tė ketė mė shumė forcė pėr ushtrime.
Vajzat anoreksike shumė shpejt do tė vijnė deri te maksimumi i tyre (i ulėt), me harxhim tė vogėl tė oksigjenit, dhe kalimi nė metabolizmin anaerob do tė ndodh shumė shpejt, ēka do tė thotė se kanė shumė tolerancė tė dobėt nė rritjen e numrit tė rrahjeve tė zemrės.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shendeti i pergjithshem Empty Re: Shendeti i pergjithshem

Mesazh nga gazola Wed Jun 04, 2008 5:06 pm

Vitet e fundit, lidhjet ndėrmjet dietės dhe shėndetit janė bėrė gjithnjė e mė tepėr tė qarta. Roli i njė diete tė keqe raportohet mjaft mirė nė shumė sėmundje. Por roli qė dieta luan nė sėmundjet e mushkėrive nuk ėshtė kuptuar mjaftueshėm.
Ushqimėt Mbrojtėse
Ka prova qė disa vitamina dhe lloje ushqimesh duhet tė pėrfshihen nė dietėn tonė nė mėnyrė tė rregullt pėr tė mbajtur mushkėritė tona aq tė shėndetėshme sa ėshtė e mundur.

Stresi oksidativ

Shumė sėmundje tė mushkėrive janė tė lidhur me njė proces tė quajtur stres oksidativ. Stresi oksidativ shfaqet kur niveli i agjentėve oksidues (si tymi i duhanit, ndotja e ajrit dhe infeksionet) ėshtė mė i lartė se sistemi antioksidant mbrojtės i trupit tonė.
Sėmundjet e mushkėrive
Sėmundjet e mushkėrive qė janė tė lidhura me stresin oksidues janė:
* Astma
* Emfizema dhe sėmundja kronike obstruktive e mushkėrive
* Fibroza cistike
* Pneumonia
* Semundjet intersticiale tė mushkėrive
* Sindromi i distresit respirator akut tek i rrituri
* Tuberkulozi
Ngrėnja e Ushqimeve tė Duhura
Ėshtė e rėndėsishme tė sigurohemi qė tė gjithė konsumojmė faktorėt e duhur dietetik dhe ushqimet qė mund tė na ndihmojnė pėr tė parandaluar dėmet dhe nė mėnyrė potenciale tė mbrojnė mushkėritė tona nga stresi oksidativ.
Vitaminat antioksiduese
Vitaminat antioksiduese, ashtu si dhe emri e tregon, janė tė dobishme pėr shėndetin e mushkėrive. Shembuj tė disa burimeve ushqimore tė vitaminave tė ndryshme antioksiduese janė tė treguara mė poshtė:
Burime tė vitaminave nga ushqimet
* Vitamina C; Agrumet dhe lėngjet e tyre,fruti i kivit, brokolo, piperi jeshil.
* Beta-carotenė: Kajsia, pjepri, mango, karrota, piperi, spinak, patate e ėmbėl
* Vitamina E: gruri, drithėrat, vaji vegjetal, margarina, bajamja, kikirikėt.
* Seleni : Drithėrat( nė varėsi nga pėrbėrja e tokės) produktet shtazore, produktet e detit
Lėndė ushqyese tė tjera
Lėndė ushqyese tė tjera qė janė treguar tė dobishme pėr shėndetin e mushkėrive pėrfshijnė magnesiumin dhe acidet yndyrore omega -3.

Magnesiumi

Magnesiumi ėshtė i dobishėm pasi ai luan rol nė aktivitetin enzimatik, ėshtė i pėrfshirė nė zgjerimin e muskulaturės sė lėmuar tė rrugėve tė ajrit, ndalon disa transmetime nervore dhe ai stabilizon celulat e pėrfshira nė inflamacion. Burimet ushqimore tė magneziumit pėrfshijnė arrat, lajthitė, bajamet, fasulet, bimėt bishtajore, drithėrat e thata (cerealet), tė gjitha llojet e drithėrave, karrotat, spinaku dhe produktet e peshkut.
Acidet Yndyrore Omega -3 dhe Omega -6
Acidet yndyrore omega -3 janė tė pėrfshirė nė uljen e sintezės sė leukotrieneve, nė frenimin e sintezės sė prostaglandinave E2 dhe rregullimin e rritjes sė qelizave malinje. Acidet yndyrore omega-3 mund tė gjenden nė vajin e peshkut, peshkun dhe frutat e detit, sojėn, vajin e farave tė lirit dhe zarzavatet me gjethe. Nuk ka aq shumė rėndėsi sasia e acideve yndyrore omega -3 se sa raporti i acideve yndyrore omega-6 me omegen- 3.Acidet yndyrore omega-6 gjenden nė vajin vegjetal, margarinėn, majonezė dhe ushqimet e pėrpunuara me vaj. Ne duhet tė ushqehemi 4 deri 10 herė mė shumė me acide yndyrore omega -3 nė krahasim mė acidėt yndyrorė omega -6.
Ushqime tė Dėmshme
Nuk ka shumė informacion tė vlefshėm mbi ushqimet qė kanė njė efekt tė dėmshėm nė mushkėri. Megjithatė, janė njė sėrė ushqimesh qė shkaktojnė sėmundje tė tjera dhe kėto munden po ashtu tė jenė tė dėmshme pėr shėndetin respirator.
Kripa
Dietat e pasura me kripė mund tė rrisin rrezikun e astmės ose acarimet nė tė rriturit mė astme. Megjithėse prova pėr efektin e kripės nė funksionin e mushkėrive nė marrjet e kripės tė kontrolluara jo konkretisht ėshtė njė hap sensibėl.
Doza ditore e lejuar e kripės ėshtė 5-6 gram.
Acidet Yndyrore
Nė 15 vitet e fundit, janė bėrė ndryshime nė tipet e yndyrės qė ne konsumojmė nė vendet e zhvilluara. Nė vecanti, marrjet tona nė ushqime tė acideve omega-6 (drithra dhe luledielli) dhe i acideve trans-yndyrore (ushqime tė skuqura dhe margarinė) janė rritur, ndėrsa marrjet tona tė yndyrnave tė saturuara( gjalpė dhe sallo) dhe tė acideve yndyrore omega -3 (salmon dhe sardele) janė ulur. Ky ndryshim nė konsumin e acideve yndyrore mund tė luaj njė rol nė zhvillimin e alergjive tek femijėt dhe nė rritjen e rrezikut pėr astma. Prandaj, marrja e acideve yndyrore omega-6 dhe trans-yndyrore duhet tė jetė nė minimum.

Obeziteti (Dhjamosja)

Nivelet e dhjamosjes janė rritur si nė vendet e zhvilluara ashtu edhe nė ato vende nė zhvillim. Dhjamosja mund tė rrisė incidencėn e astmės dhe hiper-reaktivitetin e rrugėve tė ajrit. Per me tėper, nė qoftė se dikush ėshtė obez atėherė funksioni pulmonar ėshtė i ulur. Ulja nė peshė mund tė pėrmirėsojė simptomat, hiper-reaktivitetin e rrugėve tė ajrit dhe funksionin pulmonar.
Shtesat Ushqimore
Disa shtesa ushqimore tė zakonshme mund tė shkaktojnė acarimin e astmės, pėrfshirė tartarzinėn, glutamatin e monosodiumit (MSG) dhe sulfitet.
Tė Pėrgjithėshme
Nė total, nė Europė, 14 milion fėmijė janė mbi peshė dhe 3 milion prej tyre janė obezė. Rreth 90% e fėmijėve nė Europė hanė mė pak se sasia e rekomanduar e frutave dhe e zarzavateve nė njė ditė.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi