Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HIPOKRIZIJA E TREGUAR NDAJ "ENTELA HYSKOS"

2 posters

Shko poshtė

HIPOKRIZIJA E TREGUAR NDAJ "ENTELA HYSKOS" Empty HIPOKRIZIJA E TREGUAR NDAJ "ENTELA HYSKOS"

Mesazh nga gazola Sun Jul 06, 2008 2:17 pm

ENTELA HYSKO HUMBI JETEN BASHKE ME DRITAN HOXHEN

Kliko ketu
Ne nje artikull te Gazetes Rilindja Demokratike (RD), pergatitur nga Rexhep Polisi, per Entelen shkruhet:
Shtėpia e Entela Hyskos, vajzės 28-vjeēare qė humbi jetėn para katėr
ditėsh nė aksidentin tragjik bashkė me pronarin e “Top Media”, ndodhet
nė katin e parė tė njė pallati nė hyrje tė Tiranės, poshtė varrezave
“Dėshmorėt e Kombit”.
Tė afėrmit e saj na thonė se prindėrit e saj kanė ardhur para dy
vjetėsh nga Skrapari dhe e kanė blerė kėtė shtėpi pėr tė jetuar bashkė
me vajzėn e tyre, Entelėn. Dhimbja dhe pikėllimi ka pėrfshirė tė gjithė
familjarėt qė vazhdojnė tė presin njerėz pėr ngushėllime. Lotėt ende
nuk janė tharė nė sytė e nėnės sė saj, Nazimesė, qė ende nuk e beson
ikjen nė botėn tjetėr tė vajzės sė saj.
Ajo pėrkėdhel njė fotografi tė Entelės qė e mban nė prehėr dhe lotėt i
rrjedhin papushim. Pranė ka bashkėshortin, Bariun, djalin e vetėm qė ka
ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzėn tjetėr, e cila
ndodhet nė Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me tė zeza i
qėndrojnė pranė pėr t’i lehtėsuar dhimbjen. “Mė iku vajza, mė iku drita
e syve”, flet ngadalė nėna e Entelės dhe pėrkėdhel portretin e saj nė
njė kornizė tė madhe. Ajo thotė se tani jeton vetėm me kujtimet e
Entelės dhe tė gjitha ato gjėra qė ajo ka lėnė nė shtėpi.
Mė pas, nėnė Nazimeja nis e tregon pėr ēastet e fundit kur ishte ndarė
me Entelėn. “Njė natė para se tė mė ikte pėrgjithmonė, kam fjetur nė
njė shtrat me tė. Burri kishte ikur nė Skrapar dhe ne fjetėm bashkė
nėnė e bijė. Gjithė natėn nuk e zinte gjumi dhe mė puthte duart. Nuk e
di, por sikur ndjente diēka. Nė mėngjes iku nė punė, si gjithmonė. Mė
tha se, do tė vij vonė nė shtėpi, sepse do tė shkoj pėr urim nė njė
dasmė, por t’i mos u mėrzit se do tė vij nė shtėpi nė darkė. Nė drekė,
Entela mė mori nė telefon dhe mė pyet se ēfarė po bėja. Unė e pyeta, a
hėngre drekė, e ajo mė tha se, “tani po ha atė qė mė pėrgatite ti”.
Mė mori nė telefon edhe njė herė pasdite dhe mė tha mos u mėrzit se do
tė vij nė darkė. Nė fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelės
dhe ishte hera e fundit qė dėgjova zėrin”, thotė e ėma e Entelės,
Nazimeja, duke shpėrthyer nė tė qara.
“Pastaj nuk mė mori mė nė telefon. Nė mbrėmje unė u bėra merak, dhe
mezi po prisja qė tė vinte nė shtėpi. Tė premten nė mėngjes rreth orės
6:00 vjen vėllai i njė shoqes sė saj dhe mė thotė se, Entela ka pėsuar
njė aksident dhe ėshtė plagosur, e kanė ēuar nė Spitalin numėr njė. Dy
kushėrinj mė morėn me makinė dhe mė ēuan nė spitalin numėr njė, por
atje na thanė se nuk dinin gjė. Atėherė u nisėm pėr nė Spitalin
Ushtarak. Dy kushėrinjtė u futėn para nė spital, dhe unė atėherė e
ndjeva se vazjės i kishte ndodhur diēka e rėndė. Nuk mbaj mend asgjė mė
shumė, sepse mė kishte rėnė tė fikėt”, tregon nėna e Entelės, Nazimeja.
Tragjedia e madhe kishte tronditur tė gjithė banorėt e lagjes ku
banonte familja Hysko. Tė gjithė njerėzit e pallatit u janė gjendur
pranė, duke ndihmuar pėr ta pėrballuar dhimbjen e thellė. Ata kanė
njoftuar menjėherė babain e saj qė ndodhej nė Skrapar, djalin qė
ndodhej emigrant nė Angli dhe vajzėn nė Greqi. Tė shtunėn nė orėn
11:00, Entela ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nė varrezat e
Shish Tufinės nga njerėzit e saj tė afėrt dhe qindra e qindra qytetarė.
Pasioni
Entela Hysko ka lindur mė 5 korrik 1980 nė Ēorovodė tė Skraparit.
Shkollėn fillore dhe 8-vjeēare i mbaroi nė vendlindje. Shkollėn e Mesme
tė Pėrgjithshme e mbaroi nė gjimnazin “Arben Broci” nė Tiranė. Ka
pėrfunduar Fakultetin e Akademisė sė Arteve pėr aktrim dhe mė pas
Specializimin pėr regjizurė.
Nė dhjetor tė vitit 2007, Entela Hysko ka qenė e ftuar nga fotografi me
famė botėrore Fadil Berisha nė SHBA pėr njė album fotografik. Atje
ėshtė takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka
pozuar edhe me bashkėshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenė e
ftuar edhe nė Itali ku ka pozuar nė njė nga studiot mė tė njohura
italiane.
“Entela ka qenė e dhėnė pas artit qė kur ishte e vogėl, 5-vjeēe. Kishte
pasion kėrcimin dhe tė bėhej aktore. Ajo merrte fėmijėt e tjerė dhe i
organizonte pėr koncerte imagjinare. Unė i kam qėndruar pranė gjithmonė
dhe pėr t’ia realizuar dėshirėn e dėrgova nė Tiranė pėr tė mbaruar edhe
shkollėn e mesme.
Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin “Arben Broci” nė vitin 2000. Gjatė
asaj kohe ėshtė marrė edhe me aktivitete kulturore. Mė pas, vazhdoi
shkollėn e lartė pėr aktore dhe pasi e pėrfundoi atė, filloi
specializimin pėr regjizore. Tė dyja shkollat e larta i ka mbaruar me
rezultate tė shkėlqyera”, tregon nėna e saj. Ajo thotė se kur vinte nė
shtėpi Entela vetėm lexonte libra. “Fli, ti mami, se unė kėtė punė
kam”, mė thoshte.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 38
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

HIPOKRIZIJA E TREGUAR NDAJ "ENTELA HYSKOS" Empty Re: HIPOKRIZIJA E TREGUAR NDAJ "ENTELA HYSKOS"

Mesazh nga ENDRI18 Fri Jul 11, 2008 9:16 pm

Kjo Fatkeqesi eshte fshehur nga mediat per arsye personale.Turp te kene te gjith ata qe e mbajten te fshehte kete fatkeqesi,fama dhe paraja u ka hequr menyren e te llogjikuarit
ENDRI18
ENDRI18

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 112
Localisation : -Dashuria dhe enderrat- forum
profesioni : jam beb akoma :) lol
hobi : posting on forums
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 26/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi