Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

Shko poshtė

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881) Empty LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

Mesazh nga Naki Wed Jul 04, 2007 2:26 pm

1. KRIZA LINDORE DHE LĖVIZJA SHQIPTARE

Gjatė viteve 70 tė shek. XIX u duk qartė se politika 40-vjeēare tanzimatiste e qarqeve sunduese osmane nuk arriti tė ndalte procesin e shthurjes sė mėtejshme tė perandorisė sė sulltanėve. Plogėshtia e strukturės shtetėrore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, qė Perandoria Osmane kishte trashėguar nga sistemi i mėparshėm feudal-ushtarak, u shtuan mė shumė. Nė vitet 70 ekonomia e saj ndodhej nė njė amulli tė pėrgjithshme. Gjatė dy dekadave tė fundit vėrshimi i mallrave tė industrisė evropiane ishte trefishuar. Mė 1875 niveli i eksportit pėrfaqėsonte ēerekun e importit. Kriza e saj financiare ishte acaruar nė kulm. Porta e Lartė ishte e detyruar tė merrte ēdo vit nga jashtė borxhe tė reja, pasi me tė ardhurat buxhetore nuk pėrballonte dot as gjysmėn e shpenzimeve tė veta. Mė 1875 tė ardhurat ishin 800 milionė franga ari, kurse borxhet e saj tė jashtme kapnin 5,3 miliardė franga ari. Perandoria Osmane nuk ishte nė gjendje tė shlyente jo vetėm kėstet e kredive, por as kamatėn e tyre tė pėrvitshme.
Me gjithė pėrpjekjet e tyre gjysmėshekullore, qarqet sunduese osmane nuk i siguruan dot Perandorisė sė tyre as qetėsinė e brendshme politike. Kryengritjet e masave popullore kundėr shtypjes feudale dhe ato tė kombėsive joturke kundėr zgjedhės osmane, vazhduan tė shpėrthenin nė tė katėr anėt e Perandorisė. Pėr mė tepėr, tani kishte dalė nė skenė, si forcė e re kundėrshtare, edhe lėvizja liberale demokratike turke, e pėrfaqėsuar nga organizata e “Osmanėve tė Rinj”, e cila synonte tė zhdukte despotizmin feudal teokratik tė sulltanėve.
Edhe gjendja ndėrkombėtare po zhvillohej nė dėm tė saj. Gjatė viteve 70 kishte dalė nė skenė Perandoria Gjermane, e cila kishte filluar tė trondiste pozitat ndėrkombėtare tė dy perandorive koloniale, tė Anglisė dhe tė Francės. Disfata qė pėsoi Franca nga Prusia (1871), i dha rast Rusisė cariste tė hidhte poshtė nenet e Traktatit tė Parisit (1856), qė e pengonin tė armatosej nė Detin e Zi kundėr Perandorisė Osmane. Po ashtu, Austro-Hungaria, pas disfatės qė kishte pėsuar politika e zgjerimit tė saj nė Gjermani e nė Itali, kishte filluar tė aktivizohej nė drejtim tė Gadishullit Ballkanik dhe tė detit Egje. Gjatė kėsaj kohe edhe Italia, e cila kishte pėrfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrė nė radhėt e Fuqive tė Mėdha, ndonėse ishte ende e dobėt, aspironte tė vinte njė kėmbė nė bregdetin lindor tė Adriatikut.
Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, pėrballė Anglisė e Francės, tė cilat pėrpiqeshin si edhe mė parė ta mbanin nė kėmbė Perandorinė Osmane, tani, gjatė viteve 70, qėndronin dy fuqi tė tjera tė mėdha qė dėshironin shembjen e saj tė shpejtė - Rusia cariste dhe Austro-Hungaria. Pėr tė vėnė nė jetė planin e saj ekspansionist, Rusia filloi tė nxiste popullsitė e shtypura tė Turqisė Evropiane pėr kryengritje kundėr Portės sė Lartė dhe sidomos shtetet sllave ballkanike pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Pėr kėtė qėllim ajo doli me flamurin e “pansllavizmit”, i cili nė tė vėrtetė ēonte nė nėnshtrimin e kombėsive sllave dhe josllave ndaj politikės cariste.
Nė kėto rrethana shpėrtheu nė korrik tė vitit 1875 kryengritja ēlirimtare kundėrosmane nė Hercegovinė. Muajin tjetėr ajo u shtri nė Bosnjė. Nė kryengritjet e tė dy vendeve morėn pjesė vetėm popullsitė sllave tė krishtere. Banorėt sllavė myslimanė, tė cilėt nė Bosnjė pėrfaqėsonin shumicėn e popullsisė, qėndruan jashtė kryengritjes, madje pjesėrisht anuan kundėr saj. Me gjithė ndihmėn qė patėn nga Serbia e Mali i Zi, kryengritėsit nuk i bėnė dot ballė kundėrveprimit ushtarak osman. Nė vjeshtė e nė dimėr, hovi i kryengritjeve ra, por nė pranverėn e vitit 1876 ato u gjallėruan pėrsėri. Pėr mė tepėr, nė prill 1876 shpėrtheu kryengritja ēlirimtare nė Bullgari. Megjithatė Porta e Lartė mundi pėrsėri t’i shtypte kryengritjet bullgare, boshnjake dhe hercegovinase.
Sapo shpėrtheu kryengritja nė Hercegovinė e nė Bosnjė, Serbia e Mali i Zi u pėrpoqėn ta shtrinin zjarrin e saj edhe nė popullsitė e tjera tė shtypura tė Turqisė Evropiane. Ato i nxitėn pėr kryengritje kundėrosmane edhe shqiptarėt, por kėta nuk lėvizėn, sepse panė qė Beogradi dhe Cetina kishin qėllime aneksioniste ndaj trojeve tė tyre. Nė qershor 1876, kur u pa se plani i shpėrthimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme tė popujve tė shtypur tė Ballkanit kishte dėshtuar, Beogradi e Cetina kaluan nė aksion tė hapur. Serbia mė 30 qershor dhe Mali i Zi mė 1 korrik 1876 i shpallėn luftė Perandorisė Osmane. Serbia e Mali i Zi patėn pėrkrahjen e Perandorisė Ruse, e cila u dėrgoi armatimet e nevojshme dhe, sė bashku me to, edhe 30 mijė “vullnetarė” rusė pėr tė luftuar pėr ēlirimin e “vėllezėrve” sllavė nga zgjedha osmane.
Por lufta e dy monarkive ballkanike kundėr Turqisė krijoi njė situatė tepėr tė ndėrlikuar nė arenėn ndėrkombėtare. Cilido qė tė ishte pėrfundimi i saj, ajo do tė tėrhiqte ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr tė rregulluar, secila sipas interesave tė vetė, hartėn politike tė Evropės Juglindore. Nė tė vėrtetė, njė javė pas fillimit tė luftės, mė 8 korrik 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bėnė me anėn e dy notave tė veēuara njė marrėveshje tė fshehtė nė Rajhshtat (Reichsttadt) tė Bohemisė pėr ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave tė tyre ekspansionistė. Vjena e Peterburgu vendosėn tė mos ndėrhynin ushtarakisht nė konfliktin e Serbisė e tė Malit tė Zi me Turqinė. Por tė dyja palėt ranė nė ujdi qė, po ta fitonte luftėn Perandoria Osmane, nuk do tė bėhej asnjė ndryshim nė hartėn politike tė Gadishullit Ballkanik. Megjithatė, nė kėtė rast do ta detyronin Portėn e Lartė tė zbatonte nė favor tė popullsisė sllave disa reforma si ato qė iu dhanė Kretės mė 1886, ndėrsa po ta fitonte luftėn pala tjetėr (Serbia e Mali i Zi), Bosnja do tė kalonte nėn zotėrimin kryesisht tė Austro-Hungarisė dhe pjesėrisht tė Serbisė, e cila do tė merrte gjithashtu njė pjesė tė Kosovės, kurse Mali i Zi njė pjesė tė Hercegovinės. Bullgaria do tė bėhej njė shtet autonom dhe Rumelia njė vilajet autonom. Nė kėtė rast Vjena vuri conditio sine qua non qė tė mos krijohej njė shtet i madh sllav nė Gadishullin Ballkanik. Kjo do tė thoshte qė as Serbia nuk duhej tė shtrihej deri nė Adriatik, as Bullgaria nuk duhej tė pėrfshinte Maqedoninė, sepse, si njėra, si tjetra, do ta pengonin ekspansionin e Austro-Hungarisė drejt Egjeut. Nė notėn austro-hungareze parashihej krijimi i njė shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e pėrfillte fare fatin e Shqipėrisė. Nė Rajshtat ēėshtja shqiptare hyri pėr tė parėn herė nė qerthullin e diplomacisė evropiane si ēėshtje politike. Megjithėse aty nuk u mor asnjė vendim, qysh nė hapin e parė u shfaqėn dy qėndrime tė kundėrta, qė do ta karakterizojnė, tani e tutje, trajtimin e ēėshtjes shqiptare nga kancelaritė e mėdha: njėri i Rusisė, qė mohonte krejtėsisht tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, tjetri i Austro-Hungarisė, qė kėrkonte, veēse pjesėrisht, respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenės pėr krijimin e njė formacioni politik shqiptar, ishte e kushtėzuar me futjen e kėtij shteti nėn protektoratin e saj.
Si pasojė e kėtyre tre faktorėve - e kalbėzimit tė Perandorisė Osmane, e rritjes sė lėvizjes ēlirimtare dhe e ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha - lindi pėrsėri nė mesin e viteve 70, por me njė mprehtėsi mė tė madhe se nė tė kaluarėn, e ashtuquajtura Krizė Lindore. Thelbin e saj e pėrbėnte, si edhe mė parė, jo vetėm ēėshtja e ēlirimit kombėtar tė popujve tė robėruar tė Perandorisė Osmane, por edhe ēėshtja e ndarjes sė zotėrimeve tė Perandorisė Osmane, nė tė cilėn pėrfshihej edhe copėtimi i trojeve shqiptare.
Naki
Naki

Male
Numri i postimeve : 117
Localisation : Kosovė
profesioni : Basketbollist
hobi : Grat e Ndara nga Burri
Reputation : 0
Points : 1
Registration date : 23/06/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881) Empty Re: LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

Mesazh nga Naki Wed Jul 04, 2007 2:27 pm

Marrėveshja e Budapestit dhe lufta ruso-turke e viteve 1877-1878

Me gjithė nxitjet politike qė pati nga Rusia, nga Serbia dhe nga Mali i Zi, Preng Bibė Doda ngurroi tė fillonte veprimet luftarake kundėr Turqisė, derisa Rusia nuk i kishte shpallur luftė asaj. Ndėrkaq, Serbia e Mali i Zi, me gjithė ndihmėn e madhe qė patėn nga Rusia, nuk qenė nė gjendje ta mundnin Perandorinė Osmane, sė cilės i kishin shpallur luftė nė fillim tė verės 1876. Disfatat qė pėsuan ushtritė serbe lanė pėrshtypjen se Rusia nuk do tė pajtohej me situatėn e krijuar nė Ballkan nė dėm tė saj dhe se sė shpejti ajo do tė hynte vetė nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Nėn ndikimin e diplomatėve caristė, qė e shfrytėzuan kėtė rrethanė, kapedani mirditor filloi nė fund tė vitit 1876 pėrgatitjet pėr aksionin luftarak kundėrosman. Nė janar 1877 mirditorėt bllokuan rrugėn Shkodėr-Prizren, kurse nė shkurt arrestuan disa funksionarė tė administratės perandorake.
Por ngjarjet ndėrkombėtare u zhvilluan nė dėm tė Preng Bibė Dodės. Rusia nuk hyri menjėherė nė luftė, siē parashihej. Madje, me propozimin e Anglisė, Fuqitė e Mėdha pranuan qė ēėshtjet e ngritura nga Rusia nė kurriz tė Perandorisė Osmane tė shqyrtoheshin nga njė Konferencė Ndėrkombėtare, e cila do tė zhvillohej me pjesėmarrjen e ambasadorėve tė tyre tė akredituar nė Stamboll.
Konferenca Ndėrkombėtare i filloi punimet nė Stamboll, buzė Bosforit, mė 24 dhjetor 1876. Por ajo ndeshi qysh nė fillim nė pengesa tė organizuara nga vetė nismėtarja e saj, Anglia. Me pėrkrahjen e fshehtė tė Londrės, ditėn qė u hap Konferenca sulltan Abdyl Hamiti shpalli kushtetutėn e pėrgatitur nga Mithat Pasha, i cili u deklaroi ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha se nė kuadrin e saj do tė zgjidheshin tė gjitha problemet qė shqetėsonin kombėsitė e Perandorisė, prandaj e quante Konferencėn Ndėrkombėtare tė panevojshme. Por manovra e Portės sė Lartė nuk pati rezultat. Me pėrkrahjen qė gjeti kėmbėngulja e Rusisė, Konferenca Ndėrkombėtare i vijoi punimet nė Londėr.
Qeveria ruse, e cila nuk kishte asnjė besim nė Konferencėn Ndėrkombėtare, i vazhdoi pėrgatitjet pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane. Nė kėtė drejtim ajo kishte edhe nxitjen e Gjermanisė, e cila megjithatė e kushtėzonte pėrkrahjen e saj me pėlqimin qė duhej tė jepte pėr kėtė luftė edhe Austro-Hungaria. Rusia u detyrua tė bėnte lėshime, tė cilat u fiksuan nė marrėveshjen e fshehtė qė ajo lidhi me Austro-Hungarinė nė Budapest, mė 15 janar 1877.
Marrėveshja e Budapestit u hartua mbi platformėn e miratuar gjashtė muaj mė parė nė Rajhshtat dhe u plotėsua me njė marrėveshje shtojcė qė u nėnshkrua mė 18 mars 1877. Sipas tyre, Austro-Hungaria do tė qėndronte asnjanėse nė luftėn ruso-turke. Si shpėrblim ajo fitonte tė drejtėn tė pushtonte ushtarakisht Bosnjėn dhe Hercegovinėn, kurse fati i sanxhakut tė Novi Pazarit (Pazarit tė Ri) do tė caktohej me njė marrėveshje tė veēantė qė do tė lidhnin Peterburgun me Vjenėn. Perandoria dualiste zotohej tė mos i prekte Rumaninė, Serbinė, Bullgarinė dhe Malin e Zi, tė cilat Rusia i mbante si territore tė zonės sė saj tė ndikimit. Perandoria Ruse do tė kėnaqej me aneksimin e Besarabisė nė Ballkan dhe tė Batumit nė Kaukaz. Por, nė rast se Perandoria Osmane do tė shembej krejtėsisht, Bullgaria, Rumania dhe Shqipėria do tė bėheshin shtete autonome; Kreta, Thesalia dhe Epiri do tė aneksoheshin nga Greqia, kurse Stambolli me rrethinėn e tij do tė shpallej qytet i lirė.
Marrėveshja e Budapestit, sado qė nė parim pranonte idenė e njė shteti autonom shqiptar, e linte tė papėrcaktuar si hapėsirėn territoriale, ashtu edhe statusin e tij. Kjo rrethanė krijonte mundėsinė pėr tė cenuar rėndė tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė, i hapte rrugėn Serbisė qė tė aneksonte krahinėn e Kosovės, Malit tė Zi viset e Shqipėrisė Veriore, Greqisė trojet e Shqipėrisė Jugore, tė cilat pėrfshiheshin nėn emėrtimin Epir, kurse krahinat e Shqipėrisė Lindore ishin nė rrezik tė pėrfshiheshin brenda kufijve tė shtetit autonom sllav, qė do tė krijohej me emrin Rumeli. Veē kėsaj, me marrėveshjen e Budapestit Rusia cariste e detyronte Austro-Hungarinė tė mos i prekte Rumaninė, Serbinė, Bullgarinė dhe Malin e Zi, por jo Shqipėrinė. Kjo do tė thoshte se Vjena, e cila e kishte ngritur ēėshtjen e shtetit autonom shqiptar, kishte liri veprimi ta pėrfshinte atė nė suazėn e politikės sė saj ekspansioniste. Si rrjedhim, me shembjen e Perandorisė Osmane, mė shumė se gjysma e trojeve shqiptare do tė copėtohej ndėrmjet fqinjėve ballkanikė, kurse pjesa tjetėr, edhe nė qoftė se bashkohej nė njė shtet tė veēantė autonom shqiptar, do tė hynte nėn kontrollin e Perandorisė dualiste. Megjithatė, duhet pranuar se marrėveshja e Budapestit, pavarėsisht nga kėto aspekte negative, ishte akti i parė diplomatik ndėrkombėtar qė pranoi nė parim idenė e krijimit tė njė shteti shqiptar. Kjo ide ishte e Austro-Hungarisė, e cila u nis nga interesi pėr tė krijuar nė Ballkanin Perėndimor njė barrierė kundėr ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisė.
Po aq negative pėr ēėshtjen shqiptare qenė edhe vendimet qė morėn Fuqitė e Mėdha nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė Londrės, e cila i mbylli punimet e saj me nėnshkrimin e njė protokolli nė mars tė vitit 1877. Konferenca nuk e mori fare nė shqyrtim ēėshtjen shqiptare. Protokolli i Londrės e njohu parimin e autonomisė pėr kombėsitė e Perandorisė Osmane, por edhe nga ky parim shqiptarėt u pėrjashtuan, pasi nuk u panė si njė komb i veēantė. Protokolli e detyronte Portėn e Lartė tė pranonte formimin e njė province autonome nė Bosnjė-Hercegovinė dhe tė dy provincave autonome tė Bullgarisė dhe tė Rumelisė Lindore. Madje njėra prej tyre, vilajeti perėndimor (Bullgaria) me qendėr nė Sofje, do tė pėrfshinte nė kufijtė e vet edhe disa vise tė banuara nga popullsi shqiptare, siē ishin krahinat e Kaēanikut, tė Tetovės, tė Gostivarit, tė Kėrēovės e tė Dibrės deri nė rrjedhėn e lumit Drin. Protokolli e detyronte gjithashtu Perandorinė Osmane qė t’i jepte Malit tė Zi, pėrveē tė tjerave, tre ishuj nė liqenin e Shkodrės dhe t’i njihte atij tė drejtėn e lundrimit tė lirė nė kėtė liqen dhe nė lumin Bunė. Ēėshtjen e principatės autonome tė Mirditės, me gjithė premtimet qė i kishte bėrė Preng Bibė Dodės, Rusia nuk e shtroi fare pėr diskutim nė kėtė Konferencė. Pas nėnshkrimit tė paqes ndėrmjet Turqisė e Serbisė nė mars 1877, Mirdita kryengritėse, e braktisur nga Rusia, Serbia e Mali i Zi, mbeti vetėm pėrballė Portės sė Lartė.
Perandoria Ruse mbeti e pakėnaqur nga Protokolli i Londrės. Rreziku i njė lufte ruso-turke nuk u largua. Pėr tė siguruar prapavijat e saj, Porta e Lartė vendosi atėherė ta shtypte me tė shpejtė rebelimin e Mirditės, ndonėse Preng Bibė Doda qėndronte nė pasivitet. Kapedani mirditor u orvat ta shmangte operacionin ushtarak osman duke bėrė lėshime, por Porta e Lartė, e cila donte ta zhdukte me kėtė rast vetėqeverisjen e Mirditės dhe venomet e saj, kėrkoi dorėzimin e tij pa kushte. Kėshtu, pas njė sėrė ultimatumesh tė pėrsėritura, mė 8 prill 1877, filluan operacionet e vėrteta ushtarake osmane kundėr Mirditės.
Tri kolona tė ushtrisė sė rregullt osmane marshuan kundėr Mirditės nga Lezha, nga Prizreni dhe nga Mati. Ndonėse me huta tė vjetra, mirditorėt trima e ndalėn pėr njė javė marshimin e tyre. Por javėn e dytė kolona osmane, qė marshonte nga Mati, duke pėrfituar nga pakujdesia qė kishte treguar Preng Bibė Doda nė kėtė anė, pėrparoi me lehtėsi nė brendi tė Mirditės dhe u mori krahėt mirditorėve qė luftonin nė sektorin perėndimor e verior. Preng Pasha, i pushtuar nga paniku, braktisi mė 15 prill Mirditėn dhe u fsheh nė Lurė. Pas tij krerėt e tjerė u arratisėn ose u dorėzuan te turqit. Malėsorėt e thjeshtė e vazhduan edhe disa ditė qėndresėn derisa ajo u shtyp. Kėshtu, pėr tė parėn herė nė historinė e sundimit shekullor osman nė Shqipėri, mė 22 prill 1877, ushtritė turke hynė nė kryeqendrėn e Mirditės, nė Orosh, tė cilin e plaēkitėn dhe e dogjėn.
Dy ditė mė vonė, mė 24 prill 1877, Perandoria Ruse i shpalli luftė Turqisė. Serbia, e cila ndėrkohė kishte nėnshkruar paqen me Stambollin, qėndroi mėnjanė. Pėrkundrazi, Mali i Zi, i cili nuk kishte pranuar as tė nėnshkruante paqen, as tė pėrsėriste armėpushimin, u bashkua me Rusinė nė luftėn kundėr Perandorisė Osmane.
Sapo filloi lufta, rusėt e malazezėt u bėnė thirrje pėrsėri shqiptarėve dhe nė mėnyrė tė veēantė mirditorėve qė tė bashkoheshin me ta kundėr Perandorisė Osmane. Por tashmė, edhe mirditorėt kishin nxjerrė mėsime. As malėsorėt, as krerėt e tyre nuk kishin mė besim nė politikėn e Rusisė e tė Malit tė Zi. Nėn presionin e tyre kapedani i Mirditės u detyrua tė mos i dėgjonte mė nxitjet ruse e malazeze. Ndėrkohė edhe Porta e Lartė, e cila tani nuk donte tė kishte telashe me mirditorėt, pasi mori garanci se Preng Pasha kishte hequr dorė nga ideja e kryengritjes sė armatosur, shpalli faljen e tij dhe e pezulloi pėrsėri vendosjen e administratės sė saj centraliste nė Mirditė. Mirditorėt u kthyen nė shtėpitė e tyre tė djegura, por armėt nuk i dorėzuan.
Naki
Naki

Male
Numri i postimeve : 117
Localisation : Kosovė
profesioni : Basketbollist
hobi : Grat e Ndara nga Burri
Reputation : 0
Points : 1
Registration date : 23/06/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881) Empty Re: LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

Mesazh nga Naki Wed Jul 04, 2007 2:27 pm

2. THEMELIMI I LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT

Shqipėria dhe Traktati i Shėn-Stefanit (3 mars 1878)

Njė muaj pas armėpushimit tė Edrenesė u nėnshkrua nė Shėn-Stefan, mė 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndėrmjet Perandorisė Ruse dhe Perandorisė Osmane.
Traktati i Shėn-Stefanit i shkėpuste Perandorisė Osmane rreth 80 pėr qind tė zotėrimeve tė saj nė Gadishullin Ballkanik. Me shpresė se do tė shmangte kundėrshtimin e fuqive tė tjera tė mėdha, Rusia nuk mori pėr vete asgjė nga kėto territore. Ajo u kufizua vetėm duke i shkėputur Rumanisė, tė cilėn e kishte aleate nė luftėn qė fitoi, krahinėn e Besarabisė nė veri tė lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina qė zotėronte Perandoria Osmane, nė jug tė Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste nė Evropėn Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nėpėrmjet Bullgarisė sė madhe autonome qė u krijua me Traktatin e Shėn-Stefanit. Bullgaria do tė ishte njė principatė autonome me qeverinė e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte nė vetvete njė hap pozitiv, pasi e ēlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi njė Bullgari tė madhe, tė cilėn ajo do ta kishte si njė satelite tė saj me qėllim qė tė vendoste nėpėrmjet saj zotėrimin e vet nė Gadishullin Ballkanik. Nė kufijtė e saj do tė pėrfshihej shumica dėrrmuese e tokave qė i shkėputeshin Perandorisė Osmane. Kjo do tė shtrihej nė lindje deri nė Detin e Zi, nė jug deri nė detin Egje, nė veri deri nė Danub dhe nė perėndim deri nė malet e Voskopojės. Sado qė Bullgaria e madhe do tė mbetej nėn sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartė nuk do tė kishte tė drejtė tė vendoste brenda kufijve tė saj asnjė garnizon ushtarak osman. Pjesa tjetėr e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisė, Serbisė dhe Malit tė Zi, qė ktheheshin nga principata autonome nė shtete tė pavarura. Greqia nuk pėrfitonte asgjė. Ajo do tė mbetej ashtu siē ishte, njė shtet i pavarur brenda kufijve tė saj tė paraluftės.
Traktati i Shėn-Stefanit nuk e zinte fare nė gojė Shqipėrinė, e cila pėr Rusinė nuk ekzistonte si subjekt tė drejtash politike. Sipas Traktatit tė Shėn-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do tė merrte, pėrveē tė tjerave, krahinat shqiptare tė Korēės, tė Bilishtit, tė Pogradecit, tė Strugės, tė Dibrės, tė Kėrēovės, tė Gostivarit, tė Tetovės, tė Shkupit, tė Kaēanikut etj. Serbia, e cila do tė shtrihej kryesisht drejt jugperėndimit, do tė aneksonte edhe viset veriore e verilindore tė Kosovės, deri nė afėrsi tė Mitrovicės. Mali i Zi, sipėrfaqja e tė cilit do tė rritej mė tepėr se tri herė, do tė pėrfshinte brenda kufijve tė tij gjithashtu njė varg krahinash shqiptare, si atė tė Ulqinit, tė Krajės, tė Anamalit, tė Hotit, tė Grudės, tė Tuzit, tė Kelmendit, tė Plavės, tė Gucisė dhe tė Rugovės. Pjesa tjetėr e Shqipėrisė do tė mbetej nėn sundimin e Perandorisė Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shėn-Stefanit trojet shqiptare do tė copėtoheshin ndėrmjet katėr shteteve tė huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kėshtu rėndė tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė dhe e vėshtirėsonte nė kulm luftėn e popullit shqiptar pėr krijimin e shtetit kombėtar.
Zemėrimin e thellė qė shkaktoi nė Shqipėri Traktati i Shėn-Stefanit e rriti mė tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarėt e viseve tė pushtuara prej tyre dhe shpėrngulja me dhunė nga kėto krahina e dhjetėra mijė familjeve shqiptare, tė cilat vėrshuan si muhaxhirė nė krahinat e papushtuara nga ushtritė ballkanike. Vetėm nė vilajetin e Kosovės endeshin rreth 100 mijė burra, gra e fėmijė, tė shpėrngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijė veta tė dėbuar nga ushtritė ruse e bullgare qenė shpėrndarė, sipas konsullit anglez Blunt, nė viset e vilajetit tė Manastirit. Sipas tė dhėnave tė konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijė shqiptarė, tė dėbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur nė vilajetin e Shkodrės. Por numri i shqiptarėve tė shpėrngulur ishte mė i madh, po tė kemi parasysh se jo pak prej tyre mėrguan nė vilajetet e Selanikut, tė Stambollit, tė Izmirit, tė Adanasė e tė Sirisė.
Zemėrimi kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit pėrfshiu tė gjitha shtresat e popullsisė shqiptare, qė nga fshatarėt e zejtarėt e deri te qarqet ēifligare e tregtare. Ky zemėrim i shqiptarėve nuk drejtohej vetėm kundėr Perandorisė Ruse dhe aleatėve tė saj ballkanikė, por edhe kundėr Perandorisė Osmane, e cila kishte nėnshkruar njė akt tė tillė, qė e dėnonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti se asnjė nga fuqitė e tjera tė mėdha nuk e ngriti zėrin pėr tė drejtat kombėtare tė Shqipėrisė, i bindi pėrfundimisht shqiptarėt se ata tashmė ishin krejtėsisht vetėm.
Gjendja e re qė u krijua nga vendimet e Shėn-Stefanit dhe nga ngjarjet qė rrodhėn mė pas, nė mars-prill 1878, kur u duk qartė se Fuqitė e Mėdha perėndimore ishin tė vendosura tė mbronin me ēdo kusht sundimin e Perandorisė Osmane nė Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin tė prirura tė merrnin parasysh tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, Komiteti Qendror i Stambollit arriti nė pėrfundimin se si kryengritja e armatosur kundėrosmane, ashtu edhe kėrkesa pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nuk mund tė qėndronin mė si pika kryesore tė programit tė tij politik. Tani qė copėtimi i trojeve shqiptare filloi tė vihej nė jetė dhe doli nė plan tė parė detyra e mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė, kryengritja e armatosur kundėr Perandorisė Osmane jo vetėm qė nuk e zgjidhte ēėshtjen shqiptare, por e ndėrlikonte edhe mė keq atė e fatin e atdheut. Nė rrethana tė tilla ndėrkombėtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit adaptoi, pėr aq kohė sa do tė vijonte kjo gjendje e ndėrlikuar, njė platformė tė re politike, e cila kėrkonte mobilizimin e mbarė vendit pėr plotėsimin e dy detyrave kryesore: pėr tė kundėrshtuar me luftė tė armatosur, nė emėr tė kombėsisė shqiptare, ēdo vendim qė do tė merrnin Fuqitė e Mėdha, qoftė edhe me pėlqimin e Perandorisė Osmane, nė dėm tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė dhe, nė tė njėjtėn kohė, pėr tė arritur bashkimin e tė gjitha trojeve tė atdheut nė njė vilajet tė vetėm shqiptar, tė pajisur me disa tė drejta autonomiste, qė mund tė realizoheshin pa hyrė nė konflikt me Portėn e Lartė.
Pėrmbushja e kėtyre objektivave bėnte tė nevojshėm formimin e njė fronti tė vetėm politik mbarėshqiptar dhe pranimin nga ana e kėtij fronti tė platformės politike tė pėrpunuar nga Komiteti Kombėtar i Stambollit.
Pėr krijimin e frontit tė bashkuar politik, qė do tė kishte formėn e njė lidhjeje kombėtare shqiptare, kishte tashmė nė Shqipėri njė truall deri diku tė pėrgatitur edhe nga pikėpamja organizative. Qysh nė dhjetor tė vitit 1877, nė krahinat periferike tė Shqipėrisė, kur ato filluan tė kėrcėnoheshin nga pushtimi serb e malazez, ishin organizuar besėlidhje shqiptare krahinore ose, siē quheshin nė disa vise, komisione lokale tė vetėmbrojtjes, tė cilat u pėrpoqėn tė mobilizonin shqiptarėt pėr tė hyrė nė veprim sapo tė lėshohej kushtrimi. Traktati i Shėn-Stefanit i dha njė nxitje tė fuqishme krijimit tė besėlidhjeve tė reja. Por me evolucionin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor qė kishte pėsuar Shqipėria, gjatė dekadave tė fundit, ndryshe nga periudhat e mėparshme, ndėrgjegjja e bashkėsisė krahinore ishte tejkaluar tanimė te shqiptarėt. Ēdo krahinė kishte filluar ta ndiente veten si gjymtyrė e njė trupi tė vetėm, si pjesė e njė atdheu tė pėrbashkėt. Ky evolucion nė ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve ishte njė faktor i favorshėm pėr veprimtarinė e Komitetit Kombėtar tė Stambollit, tė cilit tani i takonte detyra t’i bashkonte besėlidhjet krahinore nė njė trup tė vetėm organizativ dhe me njė platformė tė vetme politike.
Derisa tė shkriheshin nė njė organizatė kombėtare, pėrballė besėlidhjeve krahinore qėndronin tri detyra themelore: tė mobilizonin shtresat e gjera popullore nė lėvizjen e madhe tė protestės kundėr vendimeve tė padrejta tė Traktatit tė Shėn-Stefanit; tė pėrgatiteshin ushtarakisht pėr tė kundėrshtuar me armė copėtimin e trojeve shqiptare, nė rast se vendimet e Traktatit do tė mbeteshin nė fuqi; tė kujdeseshin pėr tė ndihmuar dhe pėr tė sistemuar rreth 150 mijė muhaxhirėt shqiptarė, tė grumbulluar nė vilajetet e Kosovės, tė Shkodrės e tė Manastirit, tė cilėt kishin mbetur pa bukė e pa strehė.
Ndėrkaq, nė prill tė vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi ndėrkombėtar pėr kundėrshtimin qė kishte gjetur Traktati i Shėn-Stefanit nė fuqitė e tjera tė mėdha. Nė tė vėrtetė, kundėrshtimin mė tė rreptė ai e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria, tė cilat u shqetėsuan sė tepėrmi nga rritja e shpejtė e ndikimit tė Rusisė nė Gadishullin Ballkanik nėpėrmjet Bullgarisė sė Madhe. Pėr kėtė arsye, me kėmbėnguljen e tyre, u vendos qė kushtet e pėrcaktuara nė Traktatin e Shėn-Stefanit tė rishikoheshin nga njė kongres i posaēėm i Fuqive tė Mėdha, i cili, sipas vendimit qė u mor mė vonė, do tė mblidhej nė Berlin mė 13 qershor 1878.
Shqiptarėt ishin tė bindur se Fuqitė e Mėdha, ndonėse e kundėrshtuan Traktatin e Shėn-Stefanit, pėrsėri nuk ishin tė prirura qė t’i merrnin parasysh interesat kombėtarė tė Shqipėrisė. Megjithatė, pezullimi i tij deri nė thirrjen e kongresit tė Berlinit u jepte nė dorė patriotėve shqiptarė njė kohė tė ēmueshme pėr ta organizuar mė mirė qėndresėn politike e ushtarake. Por, nga ana tjetėr, leja qė kishte kėrkuar Komiteti i Stambollit pėr tė formuar njė lidhje shqiptare, ndeshi mė nė fund nė kundėrshtimin e Portės sė Lartė. Nė parim qeveria osmane nuk e shihte me sy tė keq lėvizjen e protestės sė popullsive tė saj kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit, por ajo nuk e pranonte nė asnjė mėnyrė qė kjo lėvizje tė zhvillohej e tė organizohej ashtu siē e kuptonte Komiteti i Stambollit, si njė lėvizje kombėtare shqiptare. Porta e Lartė kėrkonte qė shqiptarėt tė protestonin kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit si nėnshtetas myslimanė, qė nuk donin tė shkėputeshin nga Perandoria Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriotėt shqiptarė, tė cilėt nuk mund tė pajtoheshin me kėto kushte, vendosėn qė ta formonin lidhjen shqiptare duke u mbėshtetur nė lėvizjen popullore dhe nė besėlidhjet lokale.
Naki
Naki

Male
Numri i postimeve : 117
Localisation : Kosovė
profesioni : Basketbollist
hobi : Grat e Ndara nga Burri
Reputation : 0
Points : 1
Registration date : 23/06/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881) Empty Re: LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

Mesazh nga Naki Wed Jul 04, 2007 2:28 pm

Themelimi i Lidhjes sė Prizrenit (10 qershor 1878)

Njė nga ēėshtjet kryesore, qė u shtrua gjatė pranverės sė vitit 1878, nė mbledhjet popullore tė krahinave tė vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin kombėtar tė sė cilės e mbrojtėn si patriotėt radikalė, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedurė pėr formimin e saj udhėheqėsit politikė vendosėn tė shfrytėzonin traditėn e lashtė shqiptare. Sipas kėsaj tradite, sa herė qė vendin e kėrcėnonte rreziku i jashtėm, secila krahinė thėrriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj pėrfaqėsuesit e tyre mblidheshin nė njė kuvend tė jashtėzakonshėm, i cili formonte, sipas rastit, besėlidhjen ndėrkrahinore ose lidhjen e pėrgjithshme. Ekzistenca, nė pranverėn e vitit 1878, e besėlidhjeve lokale ose e komisioneve tė vetėmbrojtjes, e lehtėsonte punėn e udhėheqėsve politikė. Duhej vetėm thirrja e kuvendit tė pėrgjithshėm dhe organizimi me sukses i punimeve tė tij.
Nismėn pėr thirrjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm e mori Komiteti i Stambollit. Por, pėr tė mos shkaktuar reagimin e hapur tė organeve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe mė parė, nė rrethanat e fshehtėsisė sė plotė. Si vend pėr mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosovės dhe njė nga mė tė mėdhenjtė e Shqipėrisė, qė ndodhej nė afėrsi tė krahinave, ku do tė zhvillohej qėndresa e armatosur e Lidhjes pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė atdheut. Me organizimin e drejtpėrdrejtė tė veprimeve pėr thirrjen e Kuvendit u ngarkua njė Komision i posaēėm, shumica e anėtarėve tė tė cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Ndėrmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica, ndėrsa thirrjen pėr mbledhjen e Kuvendit e lėshoi qysh nė fund tė prillit njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shėnuar tė qarqeve atdhetare tė moderuara, Ali bej Gucia (mė vonė: Ali pashė Gucia), pronar i madh tokash dhe kundėrshtar i vjetėr i Tanzimatit e i Traktatit tė Shėn-Stefanit.
Lėvizja pėr thirrjen e Kuvendit Kombėtar u gjallėrua nė kulm gjatė gjysmės sė dytė tė majit. Sapo u pėrhap lajmi se Kongresi i Berlinit do tė mblidhej mė 13 qershor 1878, nė viset e tė katėr vilajeteve u zhvilluan mbledhje pėr tė zgjedhur delegatėt qė do tė niseshin pėr nė Prizren. Nga viset shqiptare tė vilajetit tė Kosovės, tė Shkodrės, tė Manastirit dhe tė Janinės, nuk u caktua si delegat pėr nė Prizren asnjė nga elementėt sulltanistė. Megjithatė, ulematė dhe funksionarėt osmanė, duke pėrdorur mjete nga mė tė ndryshmet, bėnė qė nė ato kaza, ku banonin nė mėnyrė tė pėrzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgarė tė islamizuar), tė caktoheshin si delegatė edhe mjaft pashallarė e bejlerė sulltanistė.
E shqetėsuar nga zhvillimi i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Porta e Lartė nuk e la fatin e politikės sė saj nė Shqipėri vetėm nė duart e autoriteteve shtetėrore tė vilajeteve, por ndėrhyri edhe vetė pėr tė ndryshuar rrjedhėn e ngjarjeve. Pėr kėtė qėllim ajo thirri nė Stamboll, nė fund tė majit, personalitetet mė tė dėgjuara tė jetės politike shqiptare, si Iljaz pashė Dibrėn, Ali bej Gucinė, Abdyl Frashėrin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicėn, Zija Prishtinėn, Mustafa pashė Vlorėn, sheh Mustafa Tetovėn, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetėra tė tjerė, ndaj tė cilėve ushtroi pėr disa ditė me radhė njė trysni tė fortė pėr t’i detyruar qė t’i jepnin besėlidhjes karakterin e njė organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, qė i rezistuan presionit tė qeverisė osmane, Porta u pėrpoq t’i mbante nė Stamboll me pretekste tė ndryshme, pėr tė penguar pjesėmarrjen e tyre nė Kuvendin Kombėtar. Por ata u nisėn pėr nė Prizren pa lejen e saj. Prizreni kishte marrė nė ato ditė tė para tė qershorit njė pamje festive. Pėrveē banorėve tė pėrhershėm qarkullonin nė qytet mijėra mysafirė tė tjerė tė veshur me rrobat e krahinave tė tyre dhe tė armatosur.
Kuvendi Kombėtar u hap mė 10 qershor 1878. Por atė ditė nė Prizren nuk kishin arritur tė gjithė delegatėt e krahinave shqiptare. Mungonin delegatėt e vilajetit tė Shkodrės, nisjen e tė cilėve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashės. Po ashtu, nga vilajeti i Janinės arritėn vetėm dy delegatė (njėri nga tė cilėt ishte Abdyl Frashėri), pasi tė tjerėt ishin ende nė udhėtim. Nga tė dhėnat e derisotme dokumentare nuk ka qenė e mundur tė pėrcaktohet lista e plotė e delegatėve, as numri i saktė i atyre qė u ndodhėn tė pranishėm nė ditėn e hapjes sė Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes. Njihen mė se 110 emra, shumica e tė cilėve vinin nga vilajeti i Kosovės. Ishin kėta pėrfaqėsues tė shtresave tė ndryshme shoqėrore, ēifligarė e agallarė, tregtarė e zejtarė, klerikė e nėpunės, bajraktarė e malėsorė. Kishte personalitete tė shquara politike tė sė kaluarės, por edhe emra tė rinj qė po hynin nė jetėn politike tė vendit, figura qė kishin marrė pjesė nė kryengritjet kundėr Tanzimatit ose qė kishin luftuar prej kohėsh kundėr ushtrive tė monarkive fqinje ballkanike. Ndėr figurat mė tė shquara qė merrnin pjesė nė Kuvendin e Pėrgjithshėm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashė Dibra, Hasan pashė Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator tė Kuvendit), Abdullah pashė Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashėri etj. Nė Prizren kishin ardhur gjithashtu delegatė disa feudalė sllavė e sulltanistė nga viset e Bosnjė-Hercegovinės.
Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet nė ditėn e caktuar, me qėllim qė kėrkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive tė Mėdha para se tė mblidhej Kongresi i Berlinit (13 qershor 1878). Kuvendi i Pėrgjithshėm i zhvilloi punimet nė njė nga sallat e medresesė sė ndėrtuar nė shek. XVII nga Mehmet Pasha; kjo ndėrtesė ndodhet pranė xhamisė ose Bajrak-Xhamisė, siē quhej nga qytetarėt prizrenas. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati mė i moshuar, Iljaz pashė Dibra (Qoku)?.
Delegatėt qė morėn pjesė nė Kuvendin e Pėrgjithshėm kishin pėr ēėshtjen kryesore tė ditės njė unitet tė plotė mendimi; tė gjithė qenė tė vendosur pėr tė kundėrshtuar me ēdo kusht copėtimin e trojeve shqiptare, pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė. Mendim tė njėjtė shprehėn delegatėt qė u takonin qarqeve atdhetare edhe pėr karakterin dhe programin politik tė organizatės, qė do tė themelonte Kuvendi. Ata kėrkuan me kėmbėngulje qė Kuvendi, ashtu siē ishte parashikuar prej tyre, tė formonte njė Lidhje Shqiptare me karakter kombėtar. Ndryshe nga kėta, delegatėt, qė i takonin krahut sulltanist, u pėrpoqėn qė organizata qė do tė themelohej tė kishte njė karakter islamik e jo kombėtar shqiptar dhe t’ia nėnshtronin atė interesave tė Stambollit. Nė ditėn e parė tė punimeve nė Kuvend folėn delegatė tė tė gjitha grupimeve politike. Nga fjalimet qė u mbajtėn nė kėtė ditė ruhet vetėm njė fragment i fjalės sė Abdyl Frashėrit, kryetar i Komitetit tė Stambollit dhe delegat i Toskėrisė (i vilajetit tė Janinės). Duke mbrojtur platformėn atdhetare tė lėvizjes kombėtare, ai i ftoi tė gjitha krahinat shqiptare qė tė bashkoheshin si njė trup i vetėm pėr tė mbrojtur mbarė atdheun nga rreziku i asgjėsimit. Abdyli ndėr tė tjera tha: “Qėllimi i Kuvendit ėshtė qė t’ua presim hovin armiqve tė pashpirt, duke lidhur besėn shqiptare dhe duke u betuar qė t’i mbrojmė me gjak trojet qė na kanė lėnė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė”. Fjalimi i Abdyl Frashėrit la pėrshtypje brenda dhe jashtė sallės.
Delegatėve tė grupimit atdhetar, iu desh tė pėrballeshin nė Kuvend si me qendrimet e dėmshme tė qarqeve sulltaniste, ashtu edhe me trysninė e autoriteve qeveritare osmane, tė pėrfaqėsuara nga mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu, qė ishte i pranishėn nė kėtė tubim. Tė dyja kėto forca u pėrpoqėn tė pengonin bashkimin e shqiptarėve nė njė lidhje kombėtare. Megjithatė, Kuvendi i Prizrenit e pėrmbushi misionin e tij historik kombėtar. Akti mė i rėndėsishėm i tij ishte vendimi pėr themelimin e njė organizate me karakter politik e ushtarak, tė njė Lidhjeje (Ittifaku), me njė qendėr tė vetme drejtuese dhe me degė tė saj nė tė gjitha krahinat e vendit, e cila do tė merrte pėrsipėr detyrėn qė tė mbronte me ēdo mjet interesat e vendit.
Po atė ditė Kuvendi Kombėtar miratoi tekstin e njė proteste, drejtuar Kongresit tė Berlinit, me anėn e sė cilės ngrihej zėri kundėr shkėputjes sė krahinave shqiptare nė favor tė shteteve fqinje. Sipas traditės, sė bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe njė besė e pėrgjithshme, nė bazė tė sė cilės duhej tė pushonin menjėherė tė gjitha veprimet e gjakmarrjes ndėrmjet banorėve tė krahinave qė ishin pėrfaqėsuar nė Kuvendin e Prizrenit.
Vendimi i Kuvendit tė Prizrenit pėr themelimin e Lidhjes ishte njė fitore e madhe e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, pasi me anėn e tij iu dha goditja e parė dhe e fuqishme pėrpjekjeve tė Stambollit pėr ta veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhėn themelet e njė organizate kombėtare shqiptare, e cila, qysh nė ditėn e parė tė saj, pati njė karakter atdhetar.
Menjėherė pas themelimit tė Lidhjes u formuan organet e saj tė larta. Nė krye tė Lidhjes qėndronte Kėshilli i Pėrgjithshėm me funksione legjislative dhe me seli nė Prizren, nga i cili do tė vareshin degėt krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iljaz pashė Dibra. Pėr tė ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i pėrbėrė nga tri komisione, secili me njė pėrgjegjės tė veēantė: komisioni i punėve tė jashtme (Abdyl Frashėri), komisioni i punėve tė brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i tė ardhurave financiare (Sulejman Vokshi).
Krijimi i organeve tė larta tė Lidhjes sė Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin njė fitore tjetėr qė korrėn forcat atdhetare, pasi me anėn e tyre u hodhėn themelet pėr krijimin nė Shqipėri tė njė pushteti tė veēuar nga ai i Portės sė Lartė. Kjo fitore u pėrforcua me caktimin nė krye tė organeve tė larta tė personaliteteve qė militonin nė Komitetin e Stambollit (Abdyl Frashėri e Sulejman Vokshi), ose qė u takonin qarqeve tė moderuara (Iljaz pashė Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). Pėr fitoren e plotė tė krahut patriotik nuk mbetej tjetėr hap, veēse pajisja e besėlidhjes me njė statut ose kanun, siē quhej nė atė kohė, tė ndėrtuar mbi platformėn rilindėse.
Naki
Naki

Male
Numri i postimeve : 117
Localisation : Kosovė
profesioni : Basketbollist
hobi : Grat e Ndara nga Burri
Reputation : 0
Points : 1
Registration date : 23/06/2007

http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881) Empty Re: LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi