Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kultura dhe historia e Elbasanit

Shko poshtė

Akounti im Kultura dhe historia e Elbasanit

Mesazh nga gazola Mon Jun 25, 2007 9:11 pm

Po e filloj me elbasanin meqenese eshte edhe Qyteti im.E di pak me hile por falet Laughing Laughing Laughing Laughing


Historia e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e mė vonė me emrin Skampini dhe ishte nė varėsinė administrative tė Durrahut (Durrėsit). Duke qenė i vendosur nė kryqėzimin e rrugėve Veri-Jug dhe Lindje-Perėndim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qendėr urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e barbarėve, qyteti i Skampinit nuk pėrmendej mė dhe u shkatėrrua nga bullgarėt dhe ostrogotėt gjatė migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.

Elbasani u themelua nga turqit osman nė tė njėjtin vend nė shekullin XV. Pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, sulltan Mehmeti II, rindėrtoi nė kthim nė vitin 1466 kalanė e vjetėr, pėr ta pasur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Kalaja u ndėrtua pėr vetėm 25 ditė dhe nė ndėrtimin e saj ndihmuan 150,000 njerėz.

Nė hyrje tė kalasė, mbi njė pllakė, sulltani shkroi nė turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorė, unė sulltan bir sulltanėsh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do tė thotė “vura dorė”.

Me kalimin e kohės rreth Kalasė u zhvillua qyteti i Elbasanit.

Nė dokumentacionin e kohės dėshmohet se nė mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtėpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndėrrua nė qendrėn e Islamit nė Shqipėri. Pėr shkak tė pozitės shumė tė favorshme nė rrugėn Egnatia, Elbasani u kthye nė njė qendėr tregtie shumė tė rėndėsishme. Pėrkrah tregtarėve vendas dhe turq nė qytet ishin ngulitur edhe tregtarė grek dhe sllav.

Prodhimet e qytetit tė Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Kėtė e dėshmon fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare, njėra nė Paris nė vitin 1867 dhe tjetra nė Ēikago nė vitin 1894, krahas artikujve tė tjerė tė artizanatit ekspozoi edhe pushkė, pistoleta dhe silahe tė prodhimit shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i vitit 1381 i pasuar nga tė tjerė nė periudha tė mėvonshme.

Nė kėtė kohė Elbasani shquhet si qendėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegėrisht dhe toskėrisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe. Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare veēojmė Elbasanin si pėrhapės tė mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan njė sėrė shoqėrish dhe klubesh nga patriotėt elbasanas, tė cilėt detyrė kryesore kishin pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.

Mė 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit ndėr vendimet mė kryesore tė tė cilit qe hapja e shkollės Normale, e cila u realizua mė 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqėrisė Pėrparimi, e cila do tė mbėshteste financiarisht kėtė shkollė. Kjo shkollė ka qenė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar shqiptar.

Qyteti i Elbasanit konsiderohet si njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe ēlirim kombėtar. Si pika kulmore pėrmendim aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Elbasanit mė 25 Nėntor 1912, si i pari qytet i Shqipėrisė, pjesėmarrjen aktive nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, nė Lėvizjen Demokratike Antifeudale tė vitit 1921 - 1924, si dhe nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Gjatė periudhės 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korēėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik. Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e degėve tė bankave shqiptare dhe tė huaja, tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.

Nė vitin 1945 nė Shqipėri u vendos regjimi komunist. Si tė gjithė qytetet e tjerė tė Shqipėrisė edhe Elbasani vuajti pėr 45 vjet represionin e egėr komunist qė donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet mė tė shquara tė qytetit tė Elbasanit. U vu dorė mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisė sė re". Nė proceset demokratikė tė vitit 1990 edhe qytetarėt e Elbasanit morėn pjesė aktive nė to. Personalitetet mė tė shquara tė shekullit tė kaluar pėr qytetin e Elbasanit janė: Aqif Pashė Elbasani, Aleksandėr Xhuvani, Lef Nasi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, etj.

Banja e vjetėr turke, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit ėshtė restauruar dhe pėrdoret sot si restorant.



Kultura dhe historia  e Elbasanit Elbasan1pj


Biblioteka e qytetit eshte ndertuar ne vitin 1934 me kontributet financiare filantropike te nje familje elbasanase, familjes Baholli. Kjo biblioteke ka nje fond shume te pasur ne sektorin e Albanologjise. Frekuentohet nga nje numer i madh lexuesish dhe studiuesish te sferave te ndryshme te jetes. Ne te ka mjaft materiale te cilat kane sherbyer per te pregatitur bibliografi te figurave me te ndritura qytetare elbasanase.

Muzeu. Perpjekjet per hapjen e nje ekspozite muzeale jane bere qe nga vitet '30 te shek XX, te inicuara nga etnografi dhe patrioti Lef Nosi. Ne vitin 1949 krijohet i pari muze me nje siperfaqe ekspozimi me te madhe ku perfshiheshin dokumente e materiale me interes historik.

Sot ne qytetin tone ndodhet muzeu etnografik i ndertuar ne vitin 1982 ne nje nga ndertesat qe mbart vlerat arkitektonike te baneses qytetare elbasanase. Gjithashtu ndodhet edhe muzeu kushtuar gjuhetarit e shkencetarit me me emer ne gjuhen kombetare Shqiptare, Aleksander Xhuvanit si dhe muzeu i Shkolles Normale, e te pares shkolle te mesme te arsimit kombetar Shqiptar .

Teatri SKAMPA. Ky teater eshte i ndertuar ne vitin 1938 dhe ka nje kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e ketij teatri eshte nje nga me te mirat ne Shqiperi.

Kinema "Millenium", ndertuar ne vitin 1966, me kapacitet prej 600 vendesh. Kjo kinema ka sherbyer si e tille gjate gjithe kohes. Vlen te permendet fakti qe ajo eshte ruajtur e mirembajtur gjate viteve te tranzicionit dhe sot eshte reabilituar plotesisht

Kinema " Vullnetari", e ndertuar ne vitin 1972, me kapacitet 450 vendesh.

Galeria e arteve eshte krijuar ne vitin 1986. Ne te jane organizuar dhe hapur mjaft ekspozita te arteve figurative te piktures Elbasanase. Kjo galeri perbehet nga dy salla te medha me nje fond prej 200 veprash arti.

Shtepia e Kultures Elbasan eshte krijuar ne vitin 1947. Formacionet vokale instrumentale te ketij institucioni qe funksionojne sot jane:

1. Formacioni i harqeve te Shtepise se Kultures
2. Orkestra Frymore (Banda "Aferdita" )
3. Ansambli i kengeve dhe valJeve "Isuf Myzyri"

Brenda ketij institucioni funksionon nje salle koncertesh e cila ka nje kapacitet prej rreth 250 personash.


1-Kalaja e Elbasanit nė qytetin e Elbasait. 1948

2-Kalaja e Gurit nė fshatin Lleshan. 1963

3-Kalaja e Peqinit nė qytetin e Peqinit. 1963

4-Kalaja e Menglit pranė qytetit tė Elbasanit. 1963

5-Kalaja e Dragotit nė fshatin Qafė tė Sulovės. 1963

6-Kalaja e Kazies nė fshatin Kazie. 1963

7-Kalaja e valėshit nė fshatin Valėsh. 1973

8-Kalaja e Bodinit nė fshatin Bodin. 1973

9-Kalaja e Malit nė fshatin Xherris. 1973

10-Kalaja (ose Kisha) e Dragotit nė fshatin Dragot. 1973

11-Kalaja nė llixhat tė Elbasanit. 1973

12-Kalaja nė shkėmbin Mret nė fshatin Xibrakė. 1973

13-Kalaja nė vendin e quajtur kulla e Gracenit nė fshatin Gracen. 1973

14-Kalaja nė vendin e quajtur shkėmbi i Skėnderbeut (Sh. Lliut) nė fshatin Petresh. 1973

15-Kalaja nė vendin e quajtur kulla e kumanakut nė fshatin kumanak. 1973

16-Kalaja nė kodrėn e Saragut nė fshatin Pajovė. 1973

17-Kalaja nė majėn e qytetit nė fshatin bixėllenjė. 1973

18-Kalaja, Gradishta e Belshit nė fshatin Belsh. 1948

19-Kalaja nė majėn e Sh. Mėrisė nė fshatin Bixėllenjė. 1973

20-Gjurmėt e Kalasė mesjetare pranė pallatit tė Sportit nė qytetin e Elbasanit. 1980

Ka edhe shum e shum te tjera qe nuk po i permend .
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi