Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letraret e medhenj shqipetare

2 posters

Shko poshtė

Letraret e medhenj shqipetare Empty Letraret e medhenj shqipetare

Mesazh nga sajmir_pasha Thu Sep 06, 2007 11:29 pm

Migjeni



Hyrje


Migjeni
(pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolles) ėshtė nga shkrimtaret me te
shquar te letersise shqiptare. Me njė realizem te thelle, te panjohur
deri atėherė ne letersine tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme te
shoqerise shqiptare, sidomos te shtresave te varfėra te qytetit e
fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqeror si dhe
fashizmin qe po kėrcėnonte Evropen. Perfaqesuesi me i shquar i
realizmit kritik, Migjeni futi ne letersine tonė me njė shkalle shumė
te lartė ideoartistike protesten e hapur, enderren pėr njė botė te re
dhe optimizmin e thelle.

Migjeni lindi me 23 tetor 1911 ne
Shkodėr, ne familjen e njė tregtari te vogėl, ku shumė shpejt
veshtiresive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqesite familjare. Kur ishte
pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse ne moshen trembedhjetevjec humbi te atin,
e me pas vellane e gjyshen me te cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes
se nenes. Kėto fatkeqėsi e bene Migjenin, qe vetiu ishte njė natyre e
mbyllur, te terhiqej nga jeta e moshatareve te tij. Pasi mbaroi
shkollėn fillore ne Shkodėr, ai shkoi pėr te vazhduar mesimet ne Tivar
dhe me pas perfundoi seminarin teologjik te Manastirit.

Pėr
njė tė ri me interesa te gjėra si Migjeni, jeta e seminarit ishte
mbytese. Nga leximet Migjeni ra ne kontakt me ide revolucionare te
kohės qe zienin ne gjithė Evropen.
Ne vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi
seminarin dhe nuk mundi te siguroje njė burse pėr te vazhduar studimet
e larta, mbeti pa pune deri sa me 1933 u emerua mėsues ne Vrake, njė
fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrake-Shkodėr, qe ai bėnte pėrditė me
biciklete, ia keqesoi gjendjen shendetsore. Gjatė kohės qe qendroi ne
seminar, Migjeni semurej shpesh dhe ishte nėn kontroll te vazhdueshem
te mjekut, ngaqė mushkerite e tij ishin te dobeta dhe rezikoheshin te
prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq
edhe nėna.
Ndėrkohė, ai kishte filluar te botonte shkrimet e tij ne
revisten "Illyria". Ne to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror
i Migjenit ndaj realitetit te zymte, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur
edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.


Andon Zako Ēajupi



Asdreni


Emri i
tij i vėrtetė ėshtė Andon Ēako, nuk dihet pėr ē'arsye ai pėrdori edhe
formėn Zako. Emri letrar Ēajupi ėshtė emri i njė mali tė vendlindjes,
mallin dhe kujtimin e sė cilės e nguliti dhe e pėrjetėsoi nė
pseudonimin e tij. Lindi nė Sheper tė Zagorisė mė 27 mars 1866. Mėsimet
e para i mori nė vendlindje ku kreu dhe njė shkollė gjysėm tė mesme
greke. Po shkolla mė e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e
njohjes sė jetės dhe tė shpirtit tė popullit, tė gėzimeve dhe tė
brengave tė bashkėfshatarėve tė tij. Rol tė madh nė formimin e tij ka
luajtur sidomos gjyshi nga e ėma, i cili e futi nė botėn magjepėse tė
pėrrallave, tė legjendave e tė kėngėve popullore, prej sė cilės poeti i
ardhshėm nuk do tė ndahej mė kurrė. I ati i Ēajupit, Harito Ēakua,
ishte gurbetēi nė Misir, ku qe aktivizuar nė lėvizjen atdhetare. Ai e
tėrhoqi tė birin nga fshati pėr tė vazhduar studimet. Andoni ishte
vetėm 15 vjeē, kur la shoqėrinė pėr tė ndjekurnjė kolegj francez nė
Aleksandri, duke marrė me vete mallin e sė ėmės Zoicės, dhe tė gurėve e
maleve tė Zagorisė. Nė kolegj mori njė kulturė tė mirė dhe u dallua
ndėr tė parėt midis shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle qė vinin nga vende
tė ndryshme tė Mesdheut. Me kėtė kulturė ai i kishte tė hapura dyert e
universitetit, tė cilin e ndoqi nė vitet 1887-1893 nė Gjenevė, ku
studjoi pėr drejtėsi. Kėtu u njoh me njė vajzė vendase Evgjeninė, e
cila e bėri tė lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas njė vit martese,
duke lėnė jetim tė birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi
thellė poetin dhe i la vragė tė thellė.
Ajo u bė shkak qė, pas
dhjetė vjetėsh, tė shkruante elegjinė "Vaje", njė nga elegjitė mė tė
bukura dhe mė prekėse tė poezisė sonė.
Mė 1883 me dokumentin e
drejtėsisė nė xhep dhe me djalin nė krahė u kthye nė Misir dhe u vendos
nė Kajro, ku nisi tė ushtronte profesionin e avokatit. Po prej kėtij
profesioni hoqi dorė shpejt. Shkak u bė njė konflikt me autoritetet e
vendit gjatė njė proēesi gjyqėsor ku avokati i ri mbrojti tė drejtėn
dhe nuk u lėshoi pe pushtetmbajtėsve. Jetoi me pasurinė qė i kishte
lėnė i ati, dhe iu kushtua tėrėsisht ēėshtjes atdhetare dhe
krijimtarisė letrare.
Ēajupi gjeti nė Misir njė lėvizje patriotike
tė zhvilluar. Shqiptarėt e ngulimeve tė Egjiptit kishin organizuar njė
shoqėri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqėrinė e
Stambollit". Por kėtė lėvizje u munduan ta kthenin nė anėn e tyre disa
rrethe grekomanėsh, tė cilėt intrigoni kundėr patriotėve tė vėrtetė dhe
kundėr Ēajupit. Ai u bė shpirti dhe figura mė e njohur e kolonisė
patriotike tė Misirit, Ēajupi mbrojti interesat e shqipėrisė dhe tė
popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, tė grekomanėve dhe tė
gjithė armiqve tė tjerė tė ēėshtjes sė kombėtare.
Emri i tij nisi tė
njihej nė rrethet e atdhetarėve qė nė fund tė shekullit, kur botoi mė
1898 artikullin e gjatė "Duke kėrkuar njė alfabet", nė tė cilin spikat
shqetėsimi i tij pėr unitetin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore, pėr
shkrimin dhe lėvrimin e gjuhės amtare pėrmes njė alfabeti tė njėsuar.
Por vepra qė e bėri tė njohur nė mbarė botėn shqiptare ishte
pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku pėrfshiu komedinė
"katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Me kėtė vepėr ai u bė poeti mė i njohur
pas Naimit, figura qė zuri vendin qė mbeti bosh pas humbjes sė poetit
kombėtar mė 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake tė "Baba
Tomorrit" frymėzuan ēetat e lirisė dhe kryengritjet e mėdha qė i sollėn
pavarėsinė Shqipėrisė mė 1912. Kėtė ngjarje poeti e priti me gėzim, u
duk se iu hap udha pėr t'u kthyer nė mėmėdhč, por, Lufta e Parė
Botėrore dhe trazirat e mėvonshme e shtynė larg kėtė shpresė.
Megjithatė ai i ndiqte nga afėr ngjarjet nė Shqipėri, duke mbetur
gjithmonė nė krah tė forcave pėrparimtare e demokratike. Mė 1919 Ēajupi
ishte nė ballė tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Misirit, pėr tė
mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar nė Konferencėn e Paqes qė
mblidhej nė Paris. Ai dėnoi qeverinė e Durrėsit, qė ishte vegėl e
fuqive imperialiste, ashtu siē dėnoi pėrpjekjet e feudalėve tradhėtarė
pėr ta bėrė Shqipėrinė ēiflik tė tyre e pėr ta nxjerrė nė ankand sipas
interesit. Me kėto qėndrime ai thelloi demokratizimin nė lėvizjen
mendore dhe nė letėrsinė shqiptare. Kjo u shpreh nė frymėn antifeudale
tė veprės sė tijdhe nė vendin qė ai u dha problemeve shoqėrore nė
krijimtarinė e tij letrare e publiēistike. Nė kėto vite Ēajupi , si
shumė atdhetarė tė tjerė, pėrjetoi krizėn e idealeve tė bukura tė
Rilindjes. Nė krye tė punėve nė Shqipėrinė e pavarur, nė vend tė
atdhetarėve tė ndershėm po vinin njerėz qė i binin pas interesit tė
tyre, pa menduar pėr fatet e kombit. "Nė Shqipėri, -shkruan ai mė 1922-
njė turkoman, njė grekoman, njė sllavoman, njė intrigant, njė
tradhėtar, takon tė bėhet … regjent, ministėr, prefekt, faqe me nder
dhe mbret".
Ēajupi ishte pėr demokracinė dhe qytetėrimin, prandaj e
pėrshėndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit
1924, frytet e tė cilit nuk arriti t'i gėzonte populli shqiptar.
Demokracia e pati jetėn e shkurtėr dhe, nė vend tė saj, u rikthye
pushteti i feudalėve me ardhjen e A.Zogut nė fuqi. Kur u mor vesh se ky
do ta shpallte veten mbret, Ēajupi qė ishte nė krye tė "Shoqėrisė sė
miqve", tė themeluar nė Kajro, i drejtoi Qeverisė sė Tiranės njė
protestė, midis tė tjerave thuhej se koha e mbretėrve shkoi, "kurse
edhe ata qė i kanė, po vėshtrojnė t'i pėrzėnė", Ky qėndrim i vendosur
antimonarkist ia mbylli pėrfundimisht poetit rrugėn pėr t'u kthyer nė
Shqipėri, qė tė tretej nė "baltėn mė tė ėmbėl se mjalta" tė mėmėdheut.
Vdiq nė Kajro mė 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar nė Shqipėri e kaloi
vdekjen e tij pothuajse nė heshtje.
La nė dorėshkrim pjesėn mė tė
madhe tė veprave tė tij, poemėn "Baba Musa lakuriq", njė parodi e
biblės, tragjedinė "Burri i dheut", qė u botua pas vdekjes mė 1935,
komedinė "Pas vdekjes" qė u botua mė 1937, pėrmbledhjen poetike "Kėngė
e vome", fati i sė cilės nuk dihet. Me gjallje, pėrveē "Baba Tomorrit"
botoi Pėrrallat e La Fontenit (1921) pėrshtatur prej tij nga
frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), njė tufė vjershash tė
letėrsisė sanskrishte, nga artikujt e paktė qė botoi nė shtypin e kohės
duhet pėrmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), njė nga kulmet e
publiēistikės sė Rilindjes. Nė kėtė pamflet Ēajupi demaskoi demagogėt e
xhonturqve dhe tė veglave tė tyre, qė kishin hyrė nė lėvizjen kombėtare
pėr interesat e ngushta tė kastės sė bejlerėve turkoshakė e fanatikė,
tė zellshėm pėr t'i zgjatur jetėn tė "sėmurit tė Bosforit", perandorisė
sė kalbur tė sulltanėve osmanė.



JENIU I ANIJES

Veshtroni si shket sipėr valash
E tundet anija me nge ? -
...Me krisme -e me prush prej sterkalash
Mi te shkreptiu njė rrufe ! ...


Ti det , brohori fshehtesire !
Kuptim i potershem , ti det !
...Po heshtje . ndaj vales se nxire
Gjeniu i anijes po flet :


Prej zallit qe sot po largohem ,
Fillova mergimin e ri ;
hepohem...anohem... humbohem...
Po sulmen s`e ndal kursesi .


Dh`aspak nuk me tremb zhurmerija ,
Ndaj turret me hov e vertik
Me ballė-e mi korje te mija
Ndersimi-i tallazit armik.


Perpara kur shoh gjeratore ,
Dh`ato me gremisin nė fund -
Mi kulmin e vales malore
Un` heq te shpetoj sa me mund.


E morti fatkeq ne me ciku,
N`u desh tmerresisht te fundas -
Aspak nuk me thyen reziku,
Po nis e permbysem me gas :


Se prapa le vazhden e ndritur -
Q`e hapa me shpirtin fatos : -
Fistonin gazmor ku pat shkitur
valim-i anijes q`u sos.


................... .................
................... .................
................... .................
................... .................



Valim-i anijes se lete
Qetohet, ndalohet, mbaron :
Gjeniu i anijes perjete
Hepohet...anohet... valon...

Turkesha

1)
Dikur kam njohur njė Turkeshė
Nga vendi i largėt Adana
Me sy te zezė e vetull zezė
Me flokėt lyer me kėna
Ajo ne vesh mė pėshpėriste
Si fėrfėrima nė zabel
Po fėrfėrima ish turqishte
Si varg divani "ēok gjyzel"

Ēudira pranė saj mendoja
Ēudirat merrnin rrugėn vrap
Kėtė turkeshe kur pushtoja
Unė Anadollin, bėja zap.

Nga buzėt rridhte njė turqishte
Si rrjedhin rimat nė gazel
Turkesha kėngėt pėrshpėriste
"Ah, Arnaut , gjyzel gjyzel"

2)
Turkesh e dashur, kjo qė ndodhi
Tė kishte ndodhur atėherė
Kur Krujėn digjte Anadolli
Ē'do kishim bėrė moj e mjerė?

S'do mend qe kokėn Skenderbeu
Ma kishte prerė si karpuz
"Tani kur flakė digjet dheu
Ti puth Turkeshėn mor domuz?"

Dhe ti mbi trupin tim do bije
Do shaje Krisht e Muhamet
Mes kujės faqet do t'i ēirrje
"Ah! Arnaut! medet medet."
Por gjer kėtu s'do kisha rėnė
S'do kisha kohe pėr sevda
Pusi diku do kisha zėnė
Atje mbi muret ne kala.

3)
Kjo histori ėshtė e trilluar
Kur isha largė nė Adana
Betohem, hiē s'kam dashuruar
Ndonjė turkeshė me kėna!
E ku ta lija njė lanete
Njė xhinde Shkodre, njė kaproll
Ajo me not do ēante dete
Dhe do mė gjente nė Anadoll!

Po kjo s'do thotė se si dua
Syzeskat turke si gazel
Kur ēel si bahce, rrjedh si krua
Nga buzėt verbi "Cok gjyzel".
sajmir_pasha
sajmir_pasha
Moderator
Moderator

Male
Numri i postimeve : 196
Age : 40
Localisation : Rhodos_Greece
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 03/06/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Letraret e medhenj shqipetare Empty Re: Letraret e medhenj shqipetare

Mesazh nga ENDRI18 Thu Jun 26, 2008 5:41 pm

Migjeni- Zgjimi
O vullnete tė ndrydhuna ndėr grushta tė ēelikta tė shekujve
tė kaluem!
O vullnete tė shtypuna me themra tė ngurta tė titajve
tė tėrbuem!
Tė cilėt n'udhė pėr nė theqafje kėtejpari i ranė
dhe vatrat tona nė mjerim i pėrlanė...
O vullnete tė ndrydhura!
O vullnete tė shtypuna!
Shkundni prangat tė mbrapshta! E me britmė ngadhnyese,
me hove viganash, dėshirash flatruese,
turniu nė tė gjitha anėt dhe poshtė nė dhč zbritni
ndosht' aty keni pėr tė gjetė fillin e njė hymni,
qė Illyri e vjetėr ndėr kremtime kėndonte,
ndėrsa zemra e kombit nė liri kumbonte.
O vullnete tė ndrydhuna!
O vullnete tė shtypuna!
Tash shėgjetat e flakta tė shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella nė ball tė hyut a tė dreqit,
i cili fatin tonė mbytte nė mnijė tė vet pėrpise
a dijė se tė Birt' e Shqipes folen ia ngrehėn vetvetit


Ja dhe poeti
Letraret e medhenj shqipetare Migjeni
ENDRI18
ENDRI18

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 112
Localisation : -Dashuria dhe enderrat- forum
profesioni : jam beb akoma :) lol
hobi : posting on forums
Reputation : 0
Points : 0
Registration date : 26/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi