Dashuria dhe Ėndrrat
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njerez te humbur

Shko poshtė

Akounti im Njerez te humbur

Mesazh nga gazola Tue Jun 26, 2007 10:45 pm

Pershendetje
Kam nje
sygjerim nuk e di se sa do realizohet por me shpres.Sic e dime shum nga
anetaret tane jetojne jasht vendit dhe dikush e ndjek emisjonin "NJEREZ
TE HUMBUR " ne vizionplus dhe dikush jo sic dime qe ka shum te humbur
nga'SHQIPERIA' 'KOSOVA' 'MAQEDONIA' ideja ime eshte qe ne ta publikujme
adressen e ketij emisjoni dhe nese dikush ndihmon me ndonje informacion
qe mund ta kete pare nje person qe eshte ne familjen e madhe e
humburve. Njeashtu edhe nga Kosova cdo dite kemi zhdukje apo humbje te
personave... nuk do jemi nje sherbim policie por do jemi nje sherbim
ndihme nese dikush nga ne dine pse jo te kontaktoje ne kete adresse dhe
te japi informacion.
Propozuar nga:Gazola & Naki



gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Akounti im Re: Njerez te humbur

Mesazh nga gazola Wed Jul 04, 2007 4:59 pm

Ja edhe adresa e emisionit Njerez te humbur ju lutem cdo informacion i juaji eshte i vlefshem. kontaktoni ne :
www.njereztehumbur.com
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Akounti im Re: Njerez te humbur

Mesazh nga gazola Fri Jun 20, 2008 9:17 pm

Aida Shtino: “Linda bashkė mė ėndrrėn pėr t u bėrė gazetare


Autori i Lajmit: Zenepe Luka
E takova rstėsisht nė Vlorė kolegen time dhe duke i ofruar njė kafe mė tregoi se kish ardhur pėr tė zbardhur enigmėn pėr zhdukejn e njė foshnje nga shtėpia e fėmijės nė qytet, qė pretendohet se ka vdekur, por qė dyshohet se ėshtė gjallė dhe nėna e tij, pas 20 vjetėsh vihet nė kėrkim tė fėmijės, duke kėrkuar ndihmėn e emisionit "Njerėz tė humbur".

Nė bisedėn e gjatė me tė, pashė se pėrballė meje kisha njė gazetare profesioniste, qė ka marrė pėrsipėr tė investigojė, qė guxon, rriskon nė emėr tė profesionit. Nė kėtė bisedė me kolegen, mėsova se ajo ka lindur nė vitin qė unė jam diplomuar gazetare dhe se Aida vėrtetė ka lindur bashkė me ėndėrrėn pėr tu bėrė gazetare. Pėrveēse nga njė anė, pashė qė kishim shumė gjėra tė pėrbashkėta edhe pse me njė diferencė moshe prej mėse prej dy dekada. Nė fund tė bisedės, konstatuam se padashur kishim folur me gjuhėn e gzetares duke realizuar kėtė intervistė, qė po e bėjmė publike, duke pėrcjellė ato qė nuk njihen pėr gazetaren investigative, qė ka gėrshetuar nė mėnyrė perfekte profesionalizmin e gazetarisė dhe humanizmin e gruas.

Dėshironi ta ndėrtojmė bashkė intervistėn, kolege?
Ndihem shumė mirė kur mė respektojnė gazetarė tė njohur, tė cilėt kanė dhėnė shumė nė fushėn e gazetarisė, njėkohėsisht edhe pėrgjegjėsi pėr ato qė do tė them.
Lexuesi tė njeh mė tepėr si gazetarja nė kėrkim tė njerėzve tė humbur, por si ka nisur kariera jote nė gazetari?
Pasioni im pėr gazetarinė ka nisur shumė herėt, qė nė kohėn kur unė kam qėnė gjimnaziste nė gjimnazin e famshėm “Asim Zeneli” nė Gjirokastėr dhe mė vonė u konsolidua kur vazhdoja studimet nė Fakultetin Histori-Fililogji nė degėn Gjuhė-Letėrsi. Kam qėnė studente e vitit tė dytė kur ndodhėn ndryshimet e sistemit nė Shqipėri dhe kam marrė pjesė, nė atė lėvizje studentore e cila do tė ishte shtysa kryesore e ndryshimeve nė Shqipėri tė viteve `90. Rreth viteve `92, kam filluar tė shkruaj nė shtypin e atėhershėm i cili sapo kishte nisur tė ishte i lirė. Pasi mbarova studimet nė `93 u largova drejt Greqisė dhe aty mbarova njė master dy vjeēar pėr gazetari Investgative. Fillova tė shkruaj nė Athinė nė njė gazetė qė dilte nė gjuhėn shqipe dhe mė vonė nė “Gazetėn e Athinės”, ku kryesisht merresha me investigimin, mė vonė fillova tė punoj si gazetare e jashtme, nė njė emisionin tė quajtur “Fos sto Tounel” (Drite nė Tunel), nė Athinė i cili trajtonte rastet e personave tė humbur. Aty kam parė nga afėr ēdo tė thotė tė kėrkosh njė njeri tė humbur dhe pėr mua do tė jetė njė eksperiencė e pazėvendėsueshme, tė cilėn unė e solla nė Shqipėri dhe jam duke e praktikuar nė emisionin tim.
Gazetaria njė traditė nė familje, apo njė pasion i Aidės?
Gjykoj se unė kam lindur bashkė me ėndėrrėn pėr t u bėrė gazetare. Sigurisht qė ka njė shtrat ku lind njė pasion dhe mendoj se nė rastin tim, pikėnisja ėshtė edhe familja. Im atė ėshtė nga familja e dėgjuar e Shtinajve nė Gjirokastėr, me shumė tradita, por edhe e pasur me intelektualė, qė kanė dhėnė e japin pėr Shqipėrinė. Nėna, vjen nga familja Blloshmi e Bėrzeshtės, fis patriot dhe i dėgjuar nė tė gjithė vendin. Gjyshi im, Qamil Blloshmi, ka qėnė njė ndėr mėsuesit e parė shqiptarė, qė ka pėrfunduar Normalen e Elbasanit nė njė kohė me Aleksandėr Xhuvanin dhe tė tjerė, si dhe ka qenė miku mė i ngushtė i Lasgush Poradecit. Gjyshi jetonte nė Pogradec, shkruante dhe kujtoj bibliotekėn nė shtėpinė e tij, jashtėzakonisht tė pasur me libra, ku zinin vend edhe autorė tė ndaluar. Kur isha e vogėl mė ulte nė prehėrin e tij dhe mė recitonte vargje nga Gjergj Fishta (Evropėn) dhe kėshilla e tij e pėrherėshme ishte: Lexo sa mė shumė mbesė, lexo qė tė marrėsh sa mė shumė kulturė, lexo, qė tė shkruash. Vėrtetė duke qėndruar afėr me tė, duke shuar kuriozitetin me atė mori librash, qė ishte pasuria mė e madhe e gjyshit dhe e fisit, qė kishte pushtuar dhomėn mė tė madhe tė shtėpisė, nisa tė lexoj dhe libri m u bė shok gjithė jetėn. Duke kthyer vėshtrimin prapa, nė fėmininė time, mendoj se atėherė hodhi rrėnjė pasioni qė kish lindur pėr gazetarinė, qė ishte njė gėrshetim i traditės me pasionin.
Si e pėrballoi Aida misionin e gazetares nė emigracion, ēfarė more dhe ēfarė dhe?
Ka qėnė njė detyrė e vėshtirė pėr t u pėrballuar, se pėrveē profesionit qė ėshtė i vėshtirė, duhej shtuar edhe vėshtirėsitė e tė qėnit nė njė vend tė huaj, por gjykoj se deri diku ia dola mbanė. Tė shkruash nė njė vend tė huaj, do tė thotė, qė pak a shumė duhet tė mbashė anėn e atij vendi. Natyrisht atje unė kam parė raste tė shumta tė diskriminimit tė bashkėkombėsve tė mij dhe sigurisht nuk mund tė rrija pa reaguar me shkrimet e mia. Pėr hir tė sė vėrtetės dua tė them se nuk kanė munguar rastet kur shkrimet e mia janė censuruar, por nė tė shumtėn e rasteve kam pėrcjellė tė vėrtetrėn dhe klithmėn time se njė vend demokratik duhet tė respektojė tė drejtat e emigrantėve. Nga gazetaria greke mėsova se duhet tė punosh shumė, qė tė arrish atje ku ke ėndėrrėn, tė bėhesh dikush. Mėsova mėnyrėn e tė shkruarit, kalita durimin, kėmbėnguljen pėr t i shkruar problemit deri nė fund dhe mbi tė gjitha kalita guximin, pse jo provova edhe rriskun. Por puna nuk ka fund, gazetaria ėshtė njė rrugė qė nuk ka krye, ku suksesi, pse jo edhe egoja profesioinale nuk ka kufi. Flas pėr njė "ego" nė kuptimin e mirė tė fjalės, pra tė jeshė kėrkues nga vehtja, qė tė bėsh tė veēantėn, por tė prekėsh edhe suksesin. Natyrisht pėr mua, ėshtė shumė herėt tė them se kam dhėnė pėr gazetarinė, vazhdoj tė akumuloj, jeta shtė e gjatė, gazetaria njė pus pa fund.
Ēfarė tė ka shtyrė tė projektosh dhe realizosh emisionin “Njerėz tė humbur”?
Gjatė kohės qė punoja nė Greqi, kur punoja pėr emisionin "Fos sto tunel" (Dritė nė tunel), pashė qė shumė shqiptarė paraqiteshin pėr tė denoncuar humbjen e tė afėrmėve tė tyre. Kjo mė bėri tė mendoja se pėr kėtė fenomen qė e solli trazicioni, duhej patjetėr tė ndėrmerrej njė emision nė njė nga TV nė vendin tim. Pėrvoja e pėrfituar si gazetare investigive, fillimisht nė gazetė dhe mė pas nė telivizion, mė inkurajoj qė tė projektoj njė emision tė tillė. Sigurisht qė kėtu patėn ndikim edhe ndjenjat humane, qė janė kultivuar nė familje, por edhe tė qėnit grua e nėnė, por edhe si emigrante. Ky kompleks ndjenjash mė ngriti peshė pėr tė nisur rrugėn nė kėrkim tė "Njerėzve tė humbur".
Qė nga emisioni i parė dhe deri tani, sa njerėz ka gjetur Aida dhe stafi i saj?
Emisioni "Njerėz tė humbur", hapi njė kapitull tė dhimbshėm, por tė domosdoshėm pėr realitetin shqiptar dhe pėr gazetarinė. Duke patur parasysh numurin e madhe tė tė humburve dhe pėr fat tė keq duhet tė pohoj, qė ky numur shtohet ēdo ditė, ky fakt na ka vėnė nė lėvizje, pėr t u shqetėsuar ēdo orė pėr zbardhjen e rasteve. Tashmė, emisioni ynė ka krijuar njė besueshmėri tek publiku dhe fryt i kėsaj pune tė palodhshme tė gėrshėtuar me dėshirėn pėr tė gjetur njerėzit, janė kėrkesat gjithnjė nė rritje tė qytetarėve por edhe nė informacionet qė na japin dhe pėrgjatė kėsaj periudhe ka ndodhur shpesh qė tė arrijmė suksesin. Ju kėrkoni njė shifėr dhe unė po ju them se nga statistikat qė kemi, numurohen rreth 150 veta tė gjetur pėr gjatė dy vjetėve qė bėhet ky transmetim. Bėhet fjalė pėr rastet kur familjarėt qė kanė dashur tė publikohen si histori, qė ne i kemi zbardhur, por nėse do tė llogariten edhe shumė raste tė tjera qė nuk dėshirojnė tė bėhen publike, shifra dyfishohet.
Cili ėshtė raporti mes kėnaqėsisė dhe emocioneve kur arrin tė gjesh tė humburit e dhimbjes kur nuk merr pėrgjigjen qė pret?
Gjithmonė unė e them nė emision, se nuk pretendojmė tė gjejmė tė gjitha rastet qė janė tė shumta dhe qė shtrihen nė njė afat kohor mė shumė se gjysėm shekulli. Ca mė pak qė t i gjejmė tė gjallė. Puna jonė ėshtė investigimi. Nė shumė raste familjarėt e dinė qė djali i tyre mund tė jetė i vdekur, por kėrkojnė njė varr pėr ta qarė dhe tė zbulojnė tė vėrtetėn, mistrerin qė i brengos prej vitesh. Pėr raste tė tilla nuk them se jam e kėnaqur, por nė fund tė fundit, ndjehem e lehtėsuar, se mė sė fundi familjarėt e mbushur me dhimbje marrin njė pėrgjigje. Nė rastet kur dalim nė njė pėrfundim tė hidhur, sigurisht qė unė dhe stafi im, trishtohemi, ėshtė njė ndjenjė qė nuk do tė dėshiroja ta provonte njeri, ca mė tepėr kur ke bėrė rrugė tė mundimshme dhe tė mban shpresa se do ta gjedhė gjallė, njė moment, njė informacion, njė argument, pėrmbys gjithēka. Por. sikurse i ka ndjekur shikuesi, nė emisionin tonė nuk mungojnė rastet, madje do tė thosha qė ēdo tė premte emisioni pėrfundon me njė gjetje, dhe emocionet janė tė papėrmbajtura dhe ka ndodhur qė "kam harruar" se drejtoj emicionin dhe jam ulur bashkė me familjarėt e jam pėrlotur nga gėzimi. Nuk ėshtė pak tė sjellėsh zėrin e njeriut, qė nga familjarėt konsiderohet i humbur prej 40 vjetėsh, apo tė rikthesh nė shtėpi, djem e vajza qė pėr shkaqe tė ndryshme kanė humbur lidhjet me familjen. Studio "Njerėz tė humbur" ka pėrjetuar shumė fort emocione tė tillla dhe do tė dėshironoim qė tė mos mungonin asnjėherė, deri sa ky fenomen tė zhduket. Ja ky ėshtė sfadiksasioni i profesionit, i kėtij emisioni.
Cilat janė rastet qė kanė pėrlotur gazetaren dhe ēastet kur je ndjerė e kėrcėnuar?
Nuk ėshtė vetėm loti, qė pasqyron gjėndjen e brendėshme, dhimbjen njerėzore, loti del edhe nga gėzimi. Megjithatė, kur ndjen dhėmshuri nė zemėr, kjo ėshtė shumė kontraktuese. Unė qaj, pothuaj ēdo emision, rastet janė prekėse kur djali takon nėnėn e tij biologjike pas 25 vjetėsh, dhe kėto janė ndjenja njerėzore qė pėrlotin ēdo shikues, por nga ana tjetėr mua mė duhet tė mbaj vehten pėr pozionin qė kam, por nė raste tė tjera, tė mos ndikoj tek familjarėt qė vuajnė dhimbjen pėr njeriun e tyre.
Pėr pjesėn e dytė tė pyetjes suaj, mendoj se ēdo gazetar investiugativ, ndjehet i kėrcėnuar. Stafi i emisionit tonė, merret edhe me zbulimin e shumė rasteve vrasjesh, rrėmbime vajzash, trafikime dhe natyrisht ēdo rast mbart rrezik, mbart rrezik pasi nė njė farė mėnyre jemi hetues publikė, qė autorėve u kushton, pse zbulohen dhe do tė pėrgjigjen pėrpra ligjit. Gjykoj se edhe kėta pesona qė kėrcėnojnė nėpėrmjet telefonit, adresės nė internet dhe nė forma tė tjera, duhet tė mėsojnė njėherė e mirė, qė emisioni "Njerėz tė humbur", kėrkon tė japė kontributin e vet, pėr tė qetėsuar zemrat e lėnduara tė familjarėve, pėr tė rikthyer nė familje tė dashurit e tyre dhe nga ana tjetėr, tė godasė edhe publikisht rastet kur kėto brenga e dhimbje e shkaktoijnė njerėz me prirje kriminale. Ėshtė detyrė e menjėhershme e strukturave tė shtetit qė tė izolojnė kėta persona dhe t i vėrė pėrpara drejtėsisė, ēka do tė ēonte edhe nė pakėsimin e rrėmbimit tė vajzave qė ēohet pėr prostitucion, tė fėmijve pėr t i shitur pėr qėllime fitimi, apo ehe pėr t i shfrytėzuar si lypės.
Duke u vėnė nė kėrkim tė tė humburve, mos ke humbur qetėsinė nė familje. Si i pėrballoni detyrimet si grua dhe nėnė ?
Ju e dini mė mirė se unė, pasi keni njė jetė tė tėrė gazetare, por tė punosh nė kėtė profesion, do tė thotė tė mos keshė orar, ēka do tė thotė qė "kusurin" ta vuajė edhe familja. Qetėsia prishet ēdo ēast nga zilja e telefonit qė e mbaj hapur edhe gjatė natės, me shpresėn se do tė marr ndonjė lajm tė mirė qė vjen nga shtete, ku ėshtė ditė. Por bashkė me shqetėsimin, vjen edhe kėrshėria dhe pyetja e natyrshme: U gjet ndonjė? Tani nė kėrkim tė tė humburve nuk jam vetėm unė, por e gjithė familja, qė pėr mua ėshtė njė faktor i madh inkurajimi, ndaj bėj tė gjitha pėrpjekjet pėr tė pėrmbushur detyrimet si grua dhe nėnė.
Nė karierėn tuaj, aq mė tepėr nė njė emision me njė audiencė tė madhe nė shumė shtete, e ndjeni xhelozinė e kolegėve dhe si e pėrballoni?
Jam e lumtur pėr faktin qė unė kam sjellė e para njė format tė tillė nė Shqipėri, qė realizova njė ėndėrr, por mbi tė gjitha qė jap njė kontribut tė dyfishtė nė njė zhaner specifik tė gazetarisė dhe nė gjetjen e njerėzve tė humbur. Sigurisht, ēdo njeri ka njė linjė tė vetėn, sikurse unė, kam timen. Unė e respektoj dhe vlerėsoj punėn e kolegėve tė mij dhe kėshtu duhet tė ndohė pėr cilindo. Edi qė ekziston xhelozia, pse jo edhe e prek, ėshtė pjesė e pashmangshme e botės sė "egėr" tė medias. Por kam gjykuar se mėnyra mė e mirė pėr t i bėrė ballė kėsaj, ėshtė puna dhe kur nė kėtė punė t i vė edhe shpirtin tėnd, atėherė nuk tundohesh nga xhelozia. Mendoj se proekupacioni qė kam pėr ta kryer mirė kėtė detyrė, kėnaqėsia qė marr nga suksesi, nuk lė hapsirė dhe nuk kam kohė t ju kushtoj rėndėsi xhelozive tė tė tjerėve ndaj meje.
Cila ėshtė dhurata mė e bukur qė tė kanė dhėnė familjarėt pas gjetjes sė njeriut tė tyre?
Mirėnjohjen. Kjo ėshtė dhurata mė e ēmuar qė kam marr dhe qė pres. Kjo ėshtė dhurata mė e ēmuar dhe qė mua mė mjafton pėr tė qėnė e lumtur dhe e vlerėsuar njėkohėsisht. Tashmė unė dhe ststafi im, jemi bėrė pjesė e familjeve qė ju kemi sjellė gėzimin, sikurse jemi pjesė e pėrpjekjeve pėr tė larguar dhimbjen.
Nė pėrpjekjet pėr tė gjetur njerėzit qė i kanė shėrbyer sigurimit tė shtetit, ndjeheni e kėrcėnuar?
Mendoj se agjentėt e sigurimit, nė shumė raste vazhdojnė tė jenė aktive. Unė me stafin tim punoj nė mėnyrė profesioinale, qė do tė thotė se e dimė se ēfarė pasojė sjell trasmetimi direkt. Agjentura ėshtė njė strukturė, qė ka ekzistuar fuqishėm nė Shqipėri. Nė kėto raste ne bėjmė kujdes, nuk ėshtė detyra jonė tė nxjerrim sekretet, pasqyrojmė thjeshtė rezultatet, qė finalizohet me gjetjen e njė ish-agjenti dhe pėrpjekja pėr tė thyer heshtjen e tij.
Cilat janė lidhjet tuaja dhe tė stafit me TV analoge nė shumė shtete dhe sa mbėshteteni nga strukturat e shtetit, ambasadat, policia e shtetit etj?
Kemi krijuar mardhėnie shumė tė mira, veēanėrisht me emisionet analoge nė shumė shtete tė tjera. Kemi qė bashkėpunim ekskluziv me dy prej emisioneve mė tė sukseshme nė botė qė janė "Fos sto tunel" nė Greqi dhe "Chi ha visto" nė Itali. U kemi dhėnė njė rėndėsi tė vecantė kėtyre dy vendeve fqinjė, pasi aty kemi numurin mė tė madh tė njerėzve tė humbur, por nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe bashkėpunimin me programe TV nė Turqi, Francė. Gjermani, Amerikė, Australi etj. Ndėrsa kontaktet, bashkėpunimi me vullnetarėt tanė, shkojnė deri nė skajet mė tė largėta, deri nė Zelandėn e Re. Ndėrsa mardhėniet me strukturat shtetėrore, pėrgjithėsisht janė tė mira, bashkėpunimi ėhtė reciprok. Ne kėrkojmė akses informacioni, ata presin tė gatėshme rastet qė dalin gjatė investigimit. E rėndėsishme ėshtė qė mė sėfundi edhe strukturat shtetėrore po sensibilohen, qė ka shumė shqiptarė tė humbur, qė duhet punuar fort pėr tė zbardhur ekzistencėn e tyre dhe nėse TV po bėn njė detyrė humane,strukturat specifike e kanė detyrė qė i paguan shteti.
Kur tė keni gjetur tė gjithė tė humburit, ēfarė do tė kėrkojė Aida Shtino?
Shpresoj qė tė mbarojė sa mė shpejt lista e gjatė e tė humburve, pėr zbardhjen e tė cilėve nuk mjafton njė emision njėherė nė javė, as edhe njė vit kohė dhe dėshirojmė qė kėtij emisioni ti vijė sa mė shpejt fundi. Ky ėshtė qėllimi ynė, ndėrsa unė si gazetare, kam shumė projekte pėr tė ardhmen, qė gjithnjė lidhen me fushėn e investigimit. Bashkė me tė humburit. Po kėrkoj diēka tė re qė gjithashtu do tė futet pėr herė tė parė nė median shqiptare. E kam gjetur, e kam nė mėndje dhe shpejt do ta hedh nė letėr he kur tė jem gati pėr ta realizuar, atėherė do t ua them.
gazola
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 37
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

https://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Akounti im Re: Njerez te humbur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi