Renia e flokut

Shko poshtė

Renia e flokut

Mesazh nga gazola prej Thu Jun 12, 2008 5:00 pm

Ndihmė pėr tė luftuar rėnien e flokėve

Fenomeni fillon nė moshėn nė mes 20 deri 30 vjeēėve. Flokėt bėhen mė tė dobėt, bijnė nė mėnyrė masive dhe nuk dalin mė tė rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnė nga rėnia e flokėve. Fajin pėr kėtė e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.
Njė njeri i shėndetshėm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokėsh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra nė javė.




Ushqimi i keq dhe sėmundjet e zgjasin proēesin e rritjes sė flokėve.
Ēezari mundohej tė fshihte flokėt e rėnė duke vendosur njė kurorė pėrqark kokės.



Shkaqet e rėnies sė flokėve Flokėt rriten pėr dy deri tre vjet pėrpara se tė bijnė. Rėnia e flokėve tė vjetėr ėshtė krejt natyrale. Nga pori prej tė cilit ra floku i vjetėr zakonisht pas njė farė kohe del njė qime e re floku. Nė njė ditė njerėzve mund t“u binė 150 qime flokėsh. Ka shkaqe tė ndryshme qė shkaktojnė rėnien e flokėve, si ndonjė sėmundje infektoze, pėrdorimi i njė ilaēi tė caktuar etj.



Rėnie flokėsh e trashėguar Rėnia e flokėve mund tė shkaktohet edhe nga trashėgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me njė enzimė tė caktuar dhe shndėrrohet nė njė dihidrotestosteron - apo si ē“emėrohet ndryshe DHT. Kjo futet nėpėrmjet gjakut qė riqarkullon nė rrėnjėt e flokėve dhe ngunjohet aty. DHT jo vetėm pengon rritjen e flokėve por edhe ndalon daljen e flokėve tė rinj. Me kalimin e kohės, porja mbyllet krejt.


Flokėt e trashė zėvendėsohen me flokė shumė mė tė imėt, mė tė shkurtėr, dhe tė thinjura. Rėnia fillon nė dy anėt e ballit dhe pastaj ndiqet nga krijimi i njė tulle nė pjesėn e prapme tė kokės.



Propecia - njė mjet kundėr rėnies sė flokėve Propecia bllokon enzimėn qė lidhet me Testosteronin duke e penguar kėshtu kėtė lidhje. Numri i DHT nė lėkurėn e kokės pakėsohet kėshtu me dy tė tretat. Kjo bėn qė tė ndalojė rėnia e flokėve nė pjesėn mė tė madhe tė burrave , dhe nė shumė raste arrijnė rrėnjėt e flokėve tė rigjenerohen dhe tė prodhojnė flokė tė fuqishėm si mė parė.


Megjithėse nuk ka prova, 2% e burrave qė marrin tabletėn Propecia thonė se ajo i bėn impotentė por 90 % e tyre thonė se nuk ndjejnė asnjė lloj ndryshimi nė fuqinė e tyre seksuale. Tableta duhet marrė pėrditė, dhe nėse ndalohet marrja e saj, proēesi i rėnies sė flokėve nis nga e para.


Propecia nuk funksionon pėr gratė. Gratė shtatzėna nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė marrin apo qoftė edhe tė prekin me dorė ato tableta sepse kjo mund tė ēonte nė shpėrfytyrimin e foshnjeve qė do tė lindnin.




Regaine - flokėt mund tė marrin veten

Regaine ėshtė njė kurė qė vepron kundėr rėnies sė trashėguar tė flokėve dhe mund tė ndihmojė 4 nga 5 pėrdorues tė mos humbasin mė flokė nėse e pėrdorin kėtė kurė qė nė fazat e para tė rėnies sė flokėve.

Flokėt janė tė lidhura me aftėsinė e njeriut pėr tė qėnė i tėrheqshėm nga ana shoqėrore dhe seksuale. Prandaj rėnia e flokėve mund tė ndikojė nė mėnyrėn se si njeriu ndjehet. Shumė meshkuj ndjejnė sikur rėnia e flokėve i bėn mė pak tė tėrheqshėm dhe mė pak burra, sidomos nėse kjo rėnie fillon qė herėt.
Zakonisht tė gjithė meshkujt nė fillim nuk duan ta pranojnė qė po u bien flokėt. Pastaj i kap paniku kur bėjnė mendime mbi gjėrat negative qė mund tė vinin si pasojė e kėsaj rėnieje flokėsh.
Disa vetė pėrpiqen ta fshehin pjesėt e kokės ku flokėt kanė rėnė.


Njeriu nuk ka pėrse tė ndjehet keq nga rėnia e flokėve pasi kjo ėshtė njė pjesė e vetė personalitetit tė tij.
Megjithatė ka rrugė pėr tė ngadalsuar apo penguar rėnien e flokėve.







Regaine ėshtė njė kurė qė vepron kundėr rėnies sė trashėguar tė flokėve dhe mund tė ndihmojė 4 nga 5 pėrdorues tė mos humbasin mė flokė nėse e pėrdorin kėtė kurė qė nė fazat e para tė rėnies sė flokėve. Nė disa raste atyre u shtohen qime tė reja flokėsh.
Kohėt e fundit ka dalur njė lloj i ri Regaine - Regaine® Extra Strength - i cili sipas studimeve jep rezultate tė dukshme pas 16 javėsh ku flokėt mund tė ndalojnė sė rėnuri dhe mund tė shtojė numrin e qimeve tė flokėve me 40 % ose mė tepėr brenda njė periudhe 1 vjeēare kohe.


Regaine jep rezultate vetėm pėr rastet mė poshtė tė gjitha sė bashku: rastin e rėnies sė trashėguar tė flokėve, kur nuk kanė kaluar akoma 10 vjet qė nga fillimi i rėnies sė flokėve, kur tulla nuk ėshtė mė e madhe se 10 centimetra, kur njeriu nuk ka sėmundje tė tjera.


Regaine ka aftėsi tė riaktivizojė qelizat e qimeve tė flokėve prandaj duhet tė pėrdoret pėrditė nė ato pjesė tė kokės ku qimet e flokėve kanė filluar tė bėhen mė tė imta d.m.th. ku qelizat e qimeve kanė filluar tė bien nė njė fazė gjumi.


Gjatė 2 deri 6 javėve tė para tė kurimit me Regaine mund tė ndodhė qė tė bien mė tepėr flokė se zakonisht por kjo nuk ėshtė gjė pėr tu shqetsuar pasi qimet e vjetra tė flokėve janė duke rėnė pėr t“u lėnė vend qimeve tė reja. Ėshtė me shumė rėndėsi qė kurimi me Regaine gjatė kėsaj faze tė vazhdojė pa ndėrprerje. Gjithashtu po gjatė kėsaj periudhe fillestare mund tė ndodhė qė lėkura e kokės tė acarohet. Ky acarim pushon pas disa ditėsh. Nėse shqetėsimi vazhdon, duhet tė ndėrpresėsh kurėn dhe tė kėshillohesh me njė mjek pėrpara se tė vazhdosh mė tutje.


Pėr tė arritur rezultate sa mė tė mira Regaine duhet pėrdorur dy herė mė ditė tek daljet e flokėve qė nuk duhet tė jenė tė lagura.
Ky kurim duhet kthyer nė njė zakon, ashtu si larja e dhėmbėve.


Me Regaine njeriu duhet tė kurohet tėrė jetės, nėse pushon sė pėrdoruri kėtė kurė brenda dy tre muajsh do tė fillonte pėrsėri rėnia e flokėve.


Pėr hollėsi tė mėtejshme shiko:



www.regaine.com

_________________

Me mir nje fund me dhimbje sesa...nje dhimbje pa fund

Greminat e pafundme,
Ato qė mėshirė nuk kanė,
Zemrat nė dysh na i kanė ndarė
O i dashuri Elbasan, se
Lulet mė tė bukura na i moren, e
As pyet pėr kėtė s’na kanė.
avatar
gazola
Admin
Admin

Female
Numri i postimeve : 516
Age : 32
Localisation : e ku tjeter?
profesioni : Laborant-Dentar Stomatologji
hobi : Muzika
Reputation : 0
Points : 11
Registration date : 03/06/2007

Shiko profilin e anėtarit http://riniashqiptare.forumsq.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi